E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH,ambasadorët:Të mos nxitohet me miratimin

Ambasadorja britanike Fiona Mcilwham dhe ambasadori i SHBA-së John Withers dhe kreu i prezencës së OSBE-së Bosch i kanë bërë thirrje klasës politike të mos nxitohet me miratimin e ligjit të ri të SHISH-it dhe i kanë mëshuar faktit se pavarësia e këtij institucioni është mjaft e rëndësishme. Duke folur në tryezën e mbledhur sot nga dy ish-presidentët Moisiu dhe Mejdani në lidhje me ndryshimet në ligjin e SHISH-it dy ambasadorët theksuan se janë dakort në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria dhe nga progresi që ka arritur vendi por theksuan se nuk duhet të nxitohet me reformat në mënyrë që progresi i arritur deri më tani të mos dëmtohet.
"Duhet t'i jepet më shumë rëndësi institucioneve. Ndarja e pushteteve ka rëndësi kritike në një vend demokratik", theksoi ajo duke shtuar se Shërbimi Sekret është një partner i denjë ndërkombëtar.
Në të njëjtën linjë la qënë edhe ambasadori Withers i cili ka theksuar se ata nuk kërkojnë të nxisim më tej kundërshtimet. "Ne, duam të kontribuojmë në një zgjidhje të situatës", theksoi Withers, duke shtuar se demokracia e një vendi bazohet në besim dhe se duhet t'u besohet miqve në mënyrë që ata të lejohen ta ndihmojnë vendin me reformat.
Ndërkohë kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch deklaroi se ky institucion ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me këto ndryshime dhe se këto shqetësime OSBE-ja ia ka bërë të ditura edhe qeverisë shqiptare.
"Ne këmnbëngulin në shqetësimet tona" theksoi Bosch duke theksuar se në kuadrin e shtetit të së drejtës është e rëndësishme pavarësia e institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›