Vizat, një delegacion i KE-së vjen në Tiranë
Shefi i delegacionit për Ballkani në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan së bashku me një delegacion do të mbërrijë të dielën në Tiranë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.
Para ardhjes në Tiranë, Kukan ka deklaruar se do të ishte me rëndësi që vizat të liberalizoheshin në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Megjithatë, ai ka këmbëngulur se janë kriteret ato që do të japin "pasaportën" këtij procesi.
"Koha është shumë e rëndësishme ndaj po shkojmë dhe kaq shpejt pa lajmëruar në Shqipëri, sepse liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse do realizohej përpara pushimeve të verës, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtonin lirshem. Po aq i rëndësishëm është fakti që janë dërguar 3 grupe ekspertësh në Tiranë për të verifikuar përmbushjen e kritereve dhe raportet e dy grupeve të para ishin pozitive ndaj presim që dhe grupi i fundit të ketë po ashtu qëndrim pozitiv", tha ai për mediat.
Dyndja e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia- sipas tij- ka ndikuar jo pak për liberalizimin e vizave për Shqipërisë. "Fakti që mediat raportuan çështjen e azilkërkuesve nuk po e ndihmon situatën, përkundrazi, po u jep argumente atyre që nuk kane qëndrim te qartë pro heqjes së regjimit të vizave", u shpreh Kukan.
Eurodeputetët gjatë vizitës në Tiranë, do të zhvillojnë takime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm, Meta, ministrin Basha, etj.