E Diel, 1 Nëntor 2026

SHËRBIMET SEKRETE: në Rusi makinat e shkrimi rikthehen në vend të kompjuterit i cili konsiderohet i pasigurt pas Datagate

secret agentKompjuteri? Pas ndodhive Datagate dhe Wikileaks është shumë i pasigurt. Në Rusi, për të shkruar dokumentet më konfidenciale dhe sekrete u vendos që të rikthehet në përdorim makina e shkrimit.

Një kthim tek e kaluara, ne emër të sigurisë. Pas dokumentave top sekret të publikuara nga Wikileaks, provave të publikuara nga Edward Snowden mbi programet sekrete të qeverisë amerikane për të monitoruar komunikimet telefonike dhe ato internet si dhe lajmet për përgjimin komunikimeve të Kryeministrit rus Dmitri Medvedev në samitin e G20-tës në Londër, Shërbimit Federal i Mbrojtjes (FSO) vendosi të riparojë gabimet: ndalohet përdorimi i kompjutrave, dokumentat top sekret do të shkruhen në letër. Për këtë arsye, raporton sot gazeta Izvestia, FSO ka urdhëruar blerjen e 20 makinave të shkrimit për shumën totale prej 486.500 rubla (11.500 uro).

Burime brenda Shërbimit Federal të Mbrojtjes shpjegojne se në disa raste të shkruash ose të printosh dokumenta në dhe nga pajisje elektronike nuk konsiderohet e sigurt. “Pas skandalit Wikileaks, cështjes Snowden dhe lajme në lidhje me përgjimin e telefonatave të Medvedev, u vendos për të përforcuar praktikën e prodhimit të dokumenteve në letër,” tha burimi.

typewritter

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›