E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKIP: Qeveria e re të mbajë premtimin elektoral për të bllokuar importin e mbetjeve

Importi i plehrave, ambientalistët kundër, biznesi i trembet falimentimit

kunder importit te mbetjeveRikthehet debati kundër importit të plehrave. Dje, Aleanca kundër Importit të Plehrave i bëri thirrje qeverisë në detyrë që të mos japë asnjë leje gjatë kohës së tranzicionit të pushtetit. Përfaqësues të AKIP, në një deklaratë për mediat i kërkuan mazhorancës që do të qeverisë vendin të mos lejojë importin e mbetjeve në Shqipëri, duke i kujtuar se është një nga premtimet e saj elektorale.
Kërkesat e AKIP
Sipas AKIP, realiteti i ri politik detyron qeverinë në detyrë të mos miratoje leje të reja të kësaj natyre, pasi do të binte në kundërshtim me vullnetin e elektoratit.  Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave thanë se qeveria duhet ta bllokojë importin e mbetjeve, pasi referendumi që është parashikuar të mbahet do të ishte një kosto për shtetin. Më herët presidenti Nishani dekretoi datën 22 dhjetor për mbajtjen e referendumit lidhur me importin e mbetjeve.
Bizneset
Por nëse nga njëra anë AKIP është kundër importit të mbetjeve, nuk janë në të njëjtën linjë mendimi bizneset, për të cilat pezullimi i importit do të përkthehej në falimentim. E tillë është situata në një fabrikë në Kashar, ku riciklohen mbetje polietileni dhe prodhohen qeska. Pronari i saj Vullnet Haka ka treguar dje në media se: Pas miratimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, kemi arritur të importojë rreth 2500 ton. Në fakt, kjo është pothuajse gjysma e sasisë për të cilën kemi marrë lejen importuese për këtë vit, që në total shkon 4500 ton mbetje. Kjo është hera e parë që fabrika po punon me kapacitet të plotë dhe deklaratat për shfuqizim të ligjit të importit, përkthehen në falimentim për biznesin tim.
Reduktimi i listës
Por nisur nga shtimi i importit të mbetjeve në vend, AKIP ka hedhur dyshime se këto muaj tranzicioni të pushtetit po shfrytëzohen për të kaluar mbetje të rrezikshme. Ata i kanë kërkuar kryeministrit Berisha të ndalojë importin e mbetjeve gjatë muajve të mbetur të qeverisjes. Për ambientalistët edhe reduktimi i listës së gjelbër deri në 25 artikuj, duhet rishikuar pasi numri i tyre është më i lartë, nëse merret parasysh që një produkt ka disa nëntipe të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›