E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne kufi i denuari me 25 vjet vrau kunatin

GJIROKASTER - Pas 13 vjetesh ne arrati kthehet ne Shqiperi autori i nje vrasjeje ne Vlore. Petro Hoxha 47 vjec nga Tirana i denuar me 25 vjet burg per vrasjen e kunatit te tij u arrestua dje nga Policia Kufitare e Gjirokastres kur sapo shkeli ne token shqiptare. Sipas burimeve te policise specialistet e Sektorit Operacional ne Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit kishin dijeni ne rruge operative per mberritjen e Hoxhes nga Greqia. Ai mberriti rreth ores 1400. Duke pare perforcimin e kontrollit kufitar Hoxha eshte perpjekur ti shmangej sherbimeve te policise ne deklarimin e gjeneraliteteve dhe verifikimit te identitetit te tij. Ne kete moment policia rrethoi territorin e zones se kontrollit fizik duke bere te mundur kapjen e tij. Mjetet logjistike moderne te instaluara muajt e fundit ne Kakavije si dhe sistemi i identifikimit TIMS zbuluan identitetin e Petro Hoxhes i cili eshte denuar me vendim te formes se prere nga Gjykata e Vlores me 27 korrik te vitit 1991 me 25 vjet burg per vrasje. Ne marsin e vitit 1991 Hoxha atehere 26-vjecar vrau me pistolete kunatin e tij burrin e motres. Ngjarja ndodhi ne lagjen ole te Vlores pas disa grindjesh mes motres se tij dhe viktimes. Pas vendimit te formes se prere per denimin e tij me 25 vjet burg Hoxha ka vuajtur vetem 6 vjet deri ne mars te vitit 1997 ne burgun e Burrelit. Me trazirat e atij viti ai u arratis nga vendi ku vuante denimin duke u larguar ne drejtim te Greqise. Prej asaj periudhe e deri dje Hoxha nuk kishte shkelur ndonjehere ne Shqiperi duke iu shmangur ne kete menyre vuajtjes se ngelur te denimit ne burg. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›