E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne familje nena gjen te pajete 4 femijet e saj



Artan CENA
DURRES - Tragjedi ne familjen Xheka ne Sukth te Durresit. Kater femije te mitur jane gjetur te vdekur ne banesen e tyre. Ka qene nena e tyre qe i ka gjetur pa jete te shtrire ne shtrat ku i kishte zene gjumi. Deri tani flitet per nje asfiksim te tyre nga tymi. Ka qene nje qiri i ndezur nga femijet per te ndricuar dhomen pa drita qe ka sjelle dhe tragjedine. Qiriu pasi eshte djegur i gjithi i ka vene flaken tavolines ku ndodhej dhe me pas nga zjarri eshte perfshire dhe televizori. Pikerisht tymi i leshuar nga televizori dyshohet se i ka asfiksuar femijet e vegjel te cilet i kishte zene gjumi. Ata jetonin prej disa kohesh ne kete banese dhe kishin ardhur nga Dibra.
NGJARJA
Dy vellezer dhe dy motra Robert Xheka 13 vjec Vilson Xheka 11 vjec Kasandra Xheka 9 vjece dhe Nertila Xheka 6 vjece jane gjetur te pajete ndersa dyshohet paraprakisht se shkak mund te jete bere asfiksia nga tymi. Dyshohet se nje vater zjarri ne banese ka shkarkuar gazra helmues ndersa femijet kane qene ne gjume. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet paraprake per te zbuluar shkaqet e kesaj tragjedie. Sipas te dhenave te para nga vendngjarja femijet kishin ndezur nje qiri ne kushtet e erresires cka ka provokuar djegien e televizorit dhe krijimin e gazrave helmues. Nena e shokuar eshte marre ne pyetje nga policia. Mesohet se ajo ka qene ne pune gjate nates pasi punonte si kengetare ne nje lokal. Sipas nenes kur ka mberritur ne shtepi femijet kane qene te pajete.
ZBULIMI
Zana Xheka pasi ka mbaruar punen eshte kthyer ne banesen e saj. Ajo ka trokitur ne deren e shtepise por ajo nuk eshte hapur. Atehere ajo ka pare nga dritarja ku ka vene re kater femijet e shtrire dhe tymin qe kishte mbushur dhomen. Menjehere ka hapur deren me celes duke u shtangur nga skena qe kishte para syve. Kater femijet e vegjel dhe te pajete neper krevate dhe divane. Klithmat e nenes rreth ores 0200 kane zgjuar fqinjet te cilet kane njoftuar policine per ngjarjen e rende. Nga keqyrja e trupave eshte pare se nuk kishte shenja dhune ne to por vetem shenja bloze ne fytyre. Policia dyshon se qiriu i lene ndezur ka krijuar nje vater te vogel zjarri qe ka sjelle dhe vdekjen e tyre. Nena jetonte se bashku me 4 femijet dhe ishte ndare nga bashkeshorti per shkak te dhunes qe ai ushtronte mbi te dhe femijet. Nena para pak kohesh madje kishte kerkuar dhe mbrojtje nga policia pasi bashkeshorti i kercenonte vazhdimisht. Per te mbajtur femijet ajo punonte si kengetare ne nje lokal dhe me te ardhurat administronte shtepine dhe femijet qe tani jane te vdekur.

Deshmia e nenes Zana Xheka
Zana Xheka nena e 4 femijeve qe u gjenden te vdekur mengjesin e djeshem ne Sukth ka treguar tragjedine qe ka prekur familjen e saj. Mes lotesh ka treguar se i ka gjetur te vdekur femijet e saj dhe ka treguar se ne kohen qe ka mberritur ne shtepi brenda saj ishte shume nxehte. Kam bere shume sakrifica per ta po i rrita po i lija vetem kur ikja ne pune i mbroja se njerezit i merrnin neper kembe. Kur erdha ne shtepi kam pare vetem vajzen e vogel siper krevatit e kam pare te mbuluar me ............gelqere nuk guxova me te shoh femijet e tjere fillova te bertas. Thirra komshinjte... Aty ishte nxehtesi e madhe ishin thyer xhamat - rrefen ajo ndersa nuk ngurron qe ne kete dite te fajesoje babane e tyre i cili kurre nuk ka sjelle ne shtepi asgje per femijet sic tha ajo. Ai nuk eshte pergjigjur fare per to gjithe jeten as nje cope buke nuk ka prure ne shtepi per kalamajte as nje pale corape. Une punoja dite dhe nate dhe kur shkoja ne shtepi ai me torturonte - shprehet Zana. Mes loteve ajo sjell perseri ne kujtese femijet e saj. Kater femijet nuk ndaheshin nga njeri-tjetri ata ecnin vete por sot nuk jane me.

Viktimat
Robert Xheka 13 vjec
Vilson Xheka 11 vjec
Kasandra Xheka 9 vjece
Nertila Xheka 6 vjece

Bie ne gropen e gelqeres mbytet 4-vjecarja
DURRES - Ka humbur jeten aksidentalisht e mbytur ne nje grope gelqereje nje vajze 4-vjecare. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Xhafzotaj te Durresit dhe viktime ka mbetur vogelushja me inicialet A. R. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes vogelushja kishte dale nga shtepia dhe duke luajtur ne oborr ka rreshqitur ne nje grope gelqereje mbushur me uje nga reshjet e rena se fundit. Vajzen e kane gjetur familjaret dhe e kane derguar me urgjence ne spital por sipas mjekeve ajo kishte humbur jeten qe me pare.

Gjykata burg pa afat per shoferin grek te tragjedise
FIER - Gjykata e Fierit ka dhene masen e sigurise arrest me burg ndaj shoferit grek Tomas Tsogas i akuzuar si shkaktar i aksidentit te rende qe ndodhi mbremjen e se henes prane Fratarit ne Fier. Gjykata ka hedhur poshte kerkesen e avokatit Medi Luka sipas te cilit 60-vjecari grek duhet te gjykohet ne gjendje te lire. Per kete avokati ka vendosur si garanci pasurore shumen prej 10 mije eurosh. Vete shoferi grek ne kete seance u ka kerkuar falje familjareve te viktimave. 60-vjecari nga Greqia me heret ka kerkuar qe krahas avokatit shqiptar qe mbron interesat e tij te mbrohet edhe nga nje avokat grek kjo ka bere qe seanca te shtyhet per pak kohe. Sipas prokurorit te ceshtjes arrestimi i tij eshte i ligjshem nderkohe qe avokati i mbrojtjes pervec garancise pasurore ka kerkuar dhe nje mase me te lehte sigurie per klientin e tij. Por gjyqtari i kesaj ceshtjeje ka rrezuar te gjitha kerkesat e mbrojtjes duke vendosur masen e sigurise arrest me burg per grekun.
Ngjarja per te cilen akuzohet Tsogos ka ndodhur tri dite me pare ku ne rrugen Ballsh-Tepelene ra ne humnere autobusi i linjes Tirane-Athine dhe si pasoje humben jeten 9 persona dhe mbeten te plagosur 40 te tjere. Policia e Shtetit nxori si shkak te aksidentit te rende mungesen e vemendjes nga ana e shtetasit grek. Kjo ka cuar ne humbjen e kontrollit te automjetit dhe per pasoje autobusi qe ishte nisur drejt Greqise ka dale nga rruga duke rene nga 100 metra lartesi. Kontrolli autoteknik zbuloi se nuk ka pasur defekt ne sistemin e frenimit se autobusi levizte brenda shpejtesise se lejuar ndersa sipas policise drejtuesi i mjetit nuk ka qene i dehur.

Percillet per ne banesen e fundit nenkomisari Alstafaj
TIRANE - Familjare miq dhe efektive te shumte te Policise se Shtetit i dhane dje lamtumiren e fundit nenkomisarit te policise Pajtim Alstafaj qe humbi jeten ne krye te detyres dy dite me pare. Gjate homazheve te zhvilluara dje ne ambientet e Qendres Kulturore te Ushtrise ministri i Brendshem Lulzim Basha shprehu mirenjohjen e thelle per sakrificen sublime te efektivit te Policise se Shtetit Pajtim Alstafaj. Dhimbja qe une ndiej ndonese nuk pata fatin ta njoh nga afer eshte vetem nje grimce e dhimbjes qe ndjejne sot koleget dhe te afermit e tij nena babai motra dhe bashkeshortja e tij. Ndiejme sot po keshtu mirenjohje te thelle per sakrificen e tij dhe gjithe kombi i eshte sot mirenjohes nenkomisar Pajtim Alstafes sic i eshte mirenjohes cdo punonjesi te Policise se Shtetit te rene ne krye te detyres dhe cdo punonjesi te Policise se Shtetit anembane vendit sepse jane keta heronj te cilet me sakrificen e tyre sublime qe perfshin dhe jeten e tyre kur eshte nevoja kane bere te mundur qe Shqiperia sot te jete nje vend tjeter - u shpreh ministri Basha. Ministri i Brendshem vleresoi lart vepren e oficerit te policise Pajtim Alstafaj duke theksuar se ai u shqua per perkushtimin profesionalizmin vendosmerine dhe modestine me te cilen kreu te gjitha detyrat qe iu ngarkuan. Spikati gjate sherbimit te tij ne kushte shume te veshtira operacione komplekse ne lufte kunder krimit dhe bandave misheroi virtytet me te mira te punonjesit te Policise se Shtetit - u shpreh Basha. Nenkomisar Pajtim Alstafa humbi jeten nje dite me pare ndersa ishte ne detyre ne nje operacion ne autostraden Durres-Tirane. Ai eshte goditur nga nje makine qe udhetonte me shpejtesi qe drejtohej nga Agim Hajdini i arrestuar ne flagrance.

12 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›