Mbyllja e sezonit turistik rikthen derdhjen e ujerave te zeza ne det
Fundi i sezonit turistik i ka dhene fund edhe frikes se subjekteve nje pjese e te cilave e ndeshkuar me gjoba te majme per ndotjen detare. Tubacionet e derdhjes se ujerave te zeza ne det jane riaktivizuar pothuajse per gjate te gjithe vijes bregdetare nga sektori i Plepave ne plazhin e Durresit e deri ne Golem. Pervec atyre ekzistueseve qe u mbyllen e u rihapen jane celur edhe mjaft te tjera. Pas aksioneve te ndermarra nga Ministria e Mjedisit ne bashkepunim me Komunen Golem gjate muajit gusht ne kulmin e sezonit turistik gjithcka i eshte rikthyer situates se meparshme. Tubacionet jane lehtesisht te dukshme ndonese disa jane te maskuara me rere ose beton po dukshmeria e tyre mbetet jashte syrit te inspektoreve komunale dhe atyre mjedisore. Mungesa e rrjetit te kanalizimeve dhe kostoja e larte e terheqjes se ujerave te zeza nga gropat septike me autobote ka bere qe serish shumica e subjekteve qe operojne ne keto zona bregdetare por edhe e familjareve te shfrytezojne Adriatikun si nje vend-depozitimi pa shpenzime per to. Vetem investimi qe po kryhet per ndertimin e rrjetit te kanalizimeve dhe qe parashikohet te perfundoje vitin e ardhshem si dhe ndertimi i nje impianti per perpunimin e ujerave te zeza do te zgjidhte perfundimisht problemin e ndotjes se mjedisit detar ne kete pjese te detit Adriatik. E ndersa investimi per ndertimin e rrjetit te kanalizimeve vazhdon ideja e nje impianti mbetet ende larg konkretizimit. Ne fund te muajit gusht pas aksioneve ne zonen e Golemit ministri Fatmir Mediu kerkoi qe nderhyrjet per prishjen e derdhjeve te ujerave te ndotura ne det te shtrihen ne vijen bregdetare te te gjithe territorit te vendit. Ai kerkoi te vijojne masat drastike per subjektet qe shkarkojne ujerat e ndotura ne mjedis dhe nuk i trajtojne ato. Ka kaluar vecse nje muaj e pak dite nga deklarimet e kreut te dikasterit te Mjedisit dhe gjithcka i eshte kthyer realitetit para nisjes se aksioneve. Derdhjet vazhdojne jo vetem gjate nates sic ndodhte rendom gjate sezonit turistik po nje pjese e tyre dhe ne mes te dites. Gjobat e vena ndaj atyre qe u konstatuan si ndotes te ujerave detare e kane lene pas efektin e tyre duke u tretur ne det.