KQZ, vijon numërimi në njësinë nr.9, Basha ruan avantazhin
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka strartuar në orën 18.00 të pasdites numërimin e votave të hedhura gabim në njësinë nr. 9.
Gjatë paradites së sotme KQZ ka vijuar me numërimin e fletëve të hedhura gabim në kutitë e njësitë bashkiake nr 8 dhe nr.9, të KZAZ-së nr.53. Gjatë seancës së pasdites, KQZ do të numërojë 152 kuti në njësinë bashkiake nr. 9 që i përket KZAZ-së 53.
Deri tani në avantazh është kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Lulzim Basha me 72 vota plus ndaj kandidatit të "Aleancës për të Ardhmen", Edi Rama.