E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skena hot per Nicole Kidman

Kane nisur te qarkullojne tashme fotot e para te filmit "Australia", me Nicole Kidman dhe Hugh Jackman. E ndersa filmi pritet te jete ne Australi per here te pare me 13 nentor, duket se ajo qe vlen te theksohet nga fotot eshte pamja e aktores Kidman, qe me bukur se kurre perqafon plot pasion partnerin e saj Jackman duke sjelle skena shume hot. Fotot jane pjese e fushates se madhe promocionale, qe ka nisur prej disa muajsh ne internet. Ne fillim sajti zyrtar e me pas disa sherbime fotografike gjate xhirimeve. Dhe tashme nuk kane munguar as skenat sensuale mes dy protagonisteve. I vendosur pergjate viteve te pasluftes se Dyte Boterore, "Australia" tregon historine tronditese te dashurise mes Lady Sarah Ashley, nje aristokrate angleze (Nicole Kidman), dhe nje derguesi te thjeshte (Hugh Jackman), ne plazhet spektakolare te Kuinslendit dhe Australise perendimore. "Eshte nje film romantik, aventuroz", shprehet Hugh Jackman ne sajtin ew.com. "Puna me Baz Luhrmann ka qene fantastike dhe historia filmit me ka pelqyer, sepse flet per thyerjen e rregullave te shoqerise dhe mbi te gjitha ne dashuri. Nje ndjenje, qe pushton kedo. Sa per Nicole? Puna me te ka qene e mrekullueshme, shume me e bukur nga sa mund te mendohej".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›