E Diel, 1 Nëntor 2026

SIDNEJ – Policia: Autorët e sulmit janë baba dhe bir

SIDNEJ, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Dy personat e armatosur që qëlluan dhe vranë 15 persona gjatë një feste hebraike në plazhin ikonik Bondi të Sidneit ishin një baba 50-vjeçar dhe djali i tij 24-vjeçar, deklaroi policia australiane.

“50-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa 24-vjeçari është aktualisht në spital,” theksoi Policia e Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, në një konferencë për shtyp.

“Mund të them se nuk po kërkojmë autorë të tjerë,” shtoi ai. Numri i të vdekurve është rishikuar nga 16 në 15, siç është raportuar më parë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›