E Diel, 1 Nëntor 2026

SKANDALI/ Ja se si i ndihmohen maturantët në provime që të votojnë për PD-në

drejtoriNuk është diçka e re që të thuhet se shkolla është politizuar deri në palcë.

Por emisioni Fiks Fare ka arritur të regjistrojë një bisedë me drejtorin e një shkolle në Lushnje, që pranon se ndihmojnë maturantët në këmbim të votave pro Partisë Demokratike.

Drejtori i shkollës së mesme në Bubullimë thotë se ka organizuar një takim të maturantëve me kandidatët për deputetë në qark dhe tani do ndihmojë ata maturantë që ishin pro- PD-së.

Fiksi: Si është situata në prefekturë? Pra si është situata me mësuesit?

Drejtori: Për momentin themi se e kemi mirë. Mbrëmë isha në një takim me të rinjtë. Mendoj se shkoi mirë. Problemi i Imshtës dihet, ia kam përcjellë edhe Sokolit Imshta do rrugën, bëra dje bisedime me Mesilën, më thanë OK. Do fillojë. Më dobët mendoj se është Pirra. Por, mendoj se duke hyrë kryetari, ai shefi nga Pirra, e kemi.

Fiksi: Pjesa e arsimit, mësuesve, jua keni dhënë listën?

Drejtori: Për momentin nuk e kemi shpërndarë. Sapo u ktheva nga një seminar për provimet e maturës. Në bashkëpunim me drejtorin do tua shpërndajmë shpejt atyre. Po e morën informacionin. Tani unë mendoj se përderisa janë bërë investime për Bubullimën, ne mendojmë se situatën e kemi në dorë, të shikojmë. Shkolla, rruga, tregu. Mendoj se situatën mirë e kemi, të shikojmë. Se di! Do vemi pastaj, ndërhyrje ka Kemi nja 5060 maturantë që votojnë. U bëra një ditë atje një takim me Mesilën, me Florin, me të, mendoj se doli mirë. Të premten kemi provimin, mos i ndihmojmë një çikë. Meqë e kemi në dorë situatën, aq duan ata. Dy provimet e para, ne themi të japim maksimumin, ti ndihmojmë. Dy lëndë provime janë para zgjedhjeve. Provimet me zgjedhje pastaj, janë pas zgjedhjeve. Kështu kemi folur edhe me shefen, me Irmën. Futim brenda mësuesit e letërsisë, matematikës. Nesër kemi edhe takimin me mësuesit, u kemi caktuar 10 familje./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›