Rama, në Labinot Fushë: Berisha, vetëm korrupsion e propagandë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar Këndin e fjalës në komunën Labinot Fushë në Elbasan.
Ndërsa u ka kërkuar banorëve të kësaj zone votën në 23 qershor, kryesocialisti Rama theksoi se vota për PS-së do të sjellë zhvillimin e vendit.
Me fitoren e 8 majit ka filluar një rrugë që do të përfundojë në 23 qershor dhe ne jemi të bindur që rezultati në këtë komunë do të jetë pozitiv. Zgjedhjet e 23 qershorit nuk janë një pakt mes 2 palëve, por një garë ku më e rëndësishmja nuk është se kush do fitoj por një ballafaqim mes të shkuarës dhe të ardhmes. Votat për skuadrën tonë të Rilindjes është një votë që vendos rrugën e re që do të marrë Shqipëria dhe çdo familje shqiptare tha Rama.
Rama ka akuzuar qeverine dhe kreun e saj, Berisha për mashtrim të banoreve dhe rrënim të vendit. Si mundet që banoret të hanë rrenën e radhës të Saliut se do të bëjë rimbursim me lekë në dorë. Ata në kaq vjet kanë bërë vetëm korrupsion dhe propogandë tha Rama.
Gjithashtu Rama u premtoi banorëve zgjidhje të problemit të ujitjes duke theksuar se forca politike që ai drejton ka në programin e saj një paketë të plotë për këtë problem.
Sipas tij, PS-ja në programin e saj parashikon investimin e 160 milionë dollarëve vetëm për sistemin e ujitjes dhe të kullimit.
Unë u ktheva nga Korça dhe aty ishte evident problemi i kënetës së Maliqit. Është bërë mushkojna për ta marrë Saliu në koalicion, kur mori Kastriotin, mund të marrë dhe mushkonjat. Kemi menduar 160 mln dollarë vetëm për ujin në parcele. Kjo është një shifër e nevojshme dhe e mjaftueshme për ta mbyllur njëherë e mirë këtë periudhë pa vaditje, dhe për të zgjidhur njëkohësisht edhe problematikën e kullimit. Po kështu, do të kujdesemi që çështja e ujit të pijshëm në shtëpi të mos jetë më çështje elektorale, por një çështje e zgjidhur tha Rama.