SOFT NEWS – Shtëpia e Bardhë fillon numërimin mbrapsht për 250-vjetorin e SHBA-së

UASHINGTON, 29 qershor /ATSH-ANSA/ – Shtëpia e Bardhë filloi sot numërimin mbrapsht për, sipas saj, “festën më të madhe në historinë amerikane”, që tani “pothuajse është këtu”.
Në një postim në llogarinë e saj zyrtare X, Shtëpia e Bardhë na kujton se kanë mbetur “edhe pesë ditë” deri në festimet e 4 Korrikut kushtuar 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara.
Këto festime do të përfshijnë “shfaqjen më të madhe të fishekzjarrëve” dhe fluturime “spektakolare” të avionëve dhe të gjitha në mbështetje të “një ditëlindjeje legjendare”.
“Mos e humbisni!” është thirrja e fundit e postimit./ a.jor.