E Shtunë, 31 Tetor 2026

SONDAZHI i IPR Marketing: E majta, 6 pikë përpara të djathtës

mitingu ne elbasanSondazhi për Elbasanin: E majta merr 8 mandate, e djathta 6 mandate

Sondazhi i IPR Marketing, i fundit për këto zgjedhje, arrin përfundimin se më 17 qershor, koalicioni i majtë ka 51 përqind, kurse koalicioni i djathtë ka 45 përqind. Në këtë mënyrë është ngushtuar diferenca mes dy kampeve, pasi më përpara, koalicioni i majtë ishte tetë pikë përpara, tani është gjashtë pikë përpara.

LSI ka 5.7 përqind, kurse FRD merr 2.5 përqind, duke njohur të dyja si parti rënie të lehtë.

Sondazhi i kompanisë IPR Marketing, në bashkëpunim me Ora News, për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, që ka shumë ndikim në rezultatin zgjedhor, del në përfundimin se koalicioni i majtë merr 52 përqind, kurse koalicioni i djathtë merr 45 përqind.

Në total koalicioni i majtë merr tetë mandate në Elbasan, kurse koalicioni i majtë merr gjashtë mandate. LSI merr një mandat brenda koalicionit të majtë.

Sondazhi nga kompania IPR Marketing është realizuar me një mijë të pyetur në Elbasan dhe 1500 të pyetur në rang kombëtar. Sondazhi është realizuar përmes telefonatave. Marzhi i gabimit është 2.5 përqind. Sondazhi është realizuar në datat 13- 15 qershor dhe nuk ka matur ndikimin që do ketë në Elbasan hapja e tunelit që lidh këtë qark me Tiranën.

Në total janë femrat më të pavendosura, pasi 50.6 përqind e tyre nuk e kanë vendosur votën.

Kurse sa u përket moshave, janë të rinjtë ata që janë deri më tani më të pavendosurit.

Në total 46.6 përqind e moshës nga 18 deri në 34 vjeç thonë se nuk e kanë vendosur votën e tyre.

Ndërkohë janë 31.8 përqind e moshës nga 35 deri në 54 vjeç që nuk janë të vendosur akoma. Ndërsa ata që janë mbi 55 vjeç, janë më të vendosurit, pasi vetëm 22 përqind e tyre janë të pavendosur.

Nga të pavendosurit, 19.1 përqind kanë votuar në vitin 2009 për Partinë Demokratike, kurse 10.6 përqind kanë votuar për Partinë Socialiste. Ndërkohë 67.4 përqind e të pavendosurve nuk kanë votuar në vitin 2009./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›