E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK aksion kundër krimit të organizuar, 11 urdhër-arreste për trafik droge

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë, duke lëshuar 11 urdhër-arreste në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal.

Sipas burimeve, mësohet se masat e sigurisë janë dhënë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Gazetarja Flutura Tota raportoi për Rtsh.al se SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Aktualisht po ekzekutohen 11 masa sigurie, ndërsa pritet që në orët në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi operacionin dhe personat e përfshirë.

“SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim“, thuhet në njoftimin e SPAK.

Operacioni është në vijim dhe përfshin ekzekutimin e vendimeve të gjykatës ndaj personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›