E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK godet një nga organizatat kriminale shqiptare më të fuqishme në Evropë, kapen 17 tonë kokainë, sekuestrohen miliona euro pasuri në Dhërmi, Tiranë e Durrës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar një operacion masiv ndërkombëtar, duke goditur një nga organizatat kriminale shqiptare më të fuqishme në trafikun e kokainës. Ky operacion, i zhvilluar në bashkëpunim me EUROPOL dhe agjenci nga pesë vende evropiane, ka çuar në sekuestrimin e një sasie rekord prej rreth 17 tonësh kokainë.

Hetimet dhe arrestimet

Hetimet, të cilat u bazuan në analizën e komunikimeve të enkriptuara nga platforma SkyECC, zbuluan një rrjet kriminal global që dërgonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine në portet kryesore të Evropës, si Hamburgu dhe Anversa. SPAK, pas një hetimi intensiv, kërkoi dhe mori miratimin e Gjykatës së Posaçme për arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë. Deri tani, 9 persona janë ekzekutuar masat e sigurisë, duke përfshirë një nga drejtuesit e organizatës, i cili u arrestua në një vend të BE-së. Në Shqipëri, si pjesë e operacionit, janë arrestuar 7 persona: Ervis Çela dhe vëllati i tij Ardian Çela, Petrit Lakatos, Renato Mullai, Gëzim Çela., Mariglen K., dhe Elidon Çela. Ndërsa në Belgjikë është arrestuar Franc Çopja.

Sekuestrimet masive të kokainës

Gjatë hetimeve, janë goditur dy ngarkesa kryesore:

Shtator 2020: Rreth 11.6 tonë kokainë u fshehën në kuti sapuni dhe boje dhe u transportuan nga Paraguaji në portin e Anversës.

Dhjetor 2020 – Shkurt 2021: Një tjetër ngarkesë me 16.4 tonë kokainë, me një vlerë tregu që arrin në miliona euro, u kap në portin e Hamburgut, e fshehur në bombola boje me logo të veçanta.

Struktura dhe funksionimi i organizatës

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, e përshkruan këtë organizatë si një nga më të fuqishmet, e aftë të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregun evropian dhe të rikuperojë lehtësisht humbjet.

Rrjeti, i drejtuar nga E.Ç. dhe F.G., kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut – nga prodhimi në laboratorët e Paraguajit, transporti i sofistikuar, shpërndarja në Evropë, deri te pastrimi i parave.

Për të pastruar fitimet, organizata përdorte një mekanizëm të sofistikuar, duke transportuar fizikisht para “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë me anë të shoferëve të autobusëve të besuar. Përveç kësaj, përdorej edhe sistemi informal i transfertave, i njohur si “hawala”, për të shmangur gjurmët bankare.

Sekuestrimi i pasurive

Përveç arrestimeve, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv të 14 pasurive me vlerë disa milionë euro, duke përfshirë resorte turistike, vila, apartamente, toka dhe automjete. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash, si mbi 111,800 euro, 4000 dollarë dhe 880,000 lekë.

Ky operacion i suksesshëm tregon përkushtimin e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim  si më poshtë:

Resorte turistike:

“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare,  Xhafzotaj, Durrës.

Vila dhe apartamente:

Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.

Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.

Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).

Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.

Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare,  Kavajë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

Mbi 111 800 Euro Cash;

4000 USD

880.000 Lekë

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›