E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK kërkon 1 vit burg për Bashkim Dedjan, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedjan, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Gjithashtu, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të pezullohet, me kusht që Dedja të mbaj për dy vite me radhë kontakte me Shërbimin e Provës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për:

Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese akuzohet për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.”

Indicja për të dhe disa gjyqtarë të tjerë u mor nga procesi i vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjeti se Bashkim Dedja kishte “në pronësi pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë ligjërisht dhe njëkohësisht nuk ka deklaruar plotësisht pasuritë në përdorim të tij. Për këtë arsye, nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë”.

Bashkim Dedja e kaloi fazën e parë të vetingut me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me mendimin në favor të kryesueses Valbona Sanxhaktari dhe anëtarit të trupit gjykues, Roland Ilia. Ndërkohë, relatorja e çështjes Xhensila Pine votoi kundër konfirmimit të tij në detyrë.

Por, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u apelua nga Komisioneri Publik pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për kriterin e pasurisë, duke arsyetuar se vendimi nuk ka qenë i bazuar në prova.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 17 dhjetor 2018 shkarkimin e Bashkim Dedjes.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›