E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot zhvillohet takimi i G7-ës, liderët botërorë në Japoni, pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas

Sot zhvillohet takimi i G7-ës, liderët botërorë në

Udhëheqësit e G7-ës po zhvillojnë takimet e tyre të para zyrtare, ndërsa samiti i Hiroshimës është gati të fillojë me ritëm të plotë. Mëngjesin e sotëm udhëheqësit vendosën kurora në memorialin e paqes në Hiroshima, në nderim të viktimave të sulmit me bombë atomike të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas mediave të huaja mësohet se ishte Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ai i cili i mirëpirti bizitorët dhe kërkoi që bisedimet për çarmatimin bërthamor të jenë në krye të axhendës këtë fundjavë.

Po thuhet se i pranishëm në samit ditën e dielë do të jetë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë konfirmim lidhur me pjeësëmarrjen e tij.

Gjatë këtij samimit mësohet se në temë kyçe do të jenë edhe marrëdhënien me Kinën pasi udhëheqësit e G7-ës kërkojnë të sigurojnë një “rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor”.

Ashtu si me samitet e mëparshme të G7, protestuesit që kundërshtojnë grupin janë mbledhur, me shumë që brohoritën parulla kundër luftës pranë liderëve këtë mëngjes.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›