Taulant Stërmasi zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës
Taulant Stërmasi është zgjedhur presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës. Këtë të premte në Tiranë është mbledhur Asambleja e Jashtëzakonshme dhe në përfundim të saj, është marrë vendimi për t'i besuar postin e rëndësishëm Stërmasit.
Taulant Stërmasi është trajneri i Luiza Gegës me të cilën ka arritur suksese historike për flamurin shqiptar dhe tani i besohet një tjetër detyrë. Ai do të drejtojë atletikën shqiptare deri në përfundimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, kur dhe mbyllet cikli olimpik.
Në garën për postin e presidentit të FSHA-së ishin edhe Artan Shyti e Ferdinand Canaj. Gjithsesi, Canaj e Shyti nuk arritën dot të fitojnë garën me Stërmasin.
Në votimet e para, Stërmasi mori 8 vota, Canaj 6 e Shyti 3 vota, duke bërë që dy më të votuarit të shkojnë në balotazh. Në votimin e dytë, Taulant Stërmasi mori 10 vota e Ferndinand Canaj 7 vota. Kujtojmë se votuese janë të gjitha klubet e licensuara të atletikës shqiptare.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
