E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro.

Sipas medieve SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për Duron për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, si edhe heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Kryebashkiaku i Devollit akuzohet për rastin e dhënies së licencës për një pikë karburanti në këtë bashki, që dyshohet se është ndërtuar pa leje.

Vetë Duro i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›