SPAK nis hetimin mbi pagat e magjistratëve / e para dëshmon shefja e Thesarit

SPAK ka nisur sot marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen, në një hetim ku janë administruar një sërë dokumentesh zyrtare. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Marrja në pyetje ka nisur me shefen e Thesarit, e cila është personi i parë që po dëshmon para hetuesve të SPAK. Pas saj, hetuesit pritet të vijojnë me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave, për të hedhur dritë mbi vendimmarrjen dhe procedurat e ndjekura për moslëvrimin e pagave.