E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK refuzon takimin me avokatët britanikë të Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e bërë nga avokatët e huaj të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Avokatët kërkuan që të kishin një takim me Veliajn deri më 10 shtator, takim i cili sipas tyre ishte i nevojshëm pasi duhej të nënshkruhej aplikimi për dërgimin e çështjes së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye. Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›