E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së, shkak dokumentacioni i parregullt i kandidatëve

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo shtyrje vjen për shkak të problemeve me dokumentacionin e kandidatëve, ku nga 13 aplikantë në total, vetëm dy kanë dorëzuar të gjithë dokumentet e kërkuara në mënyrë të rregullt për fazën e parë të përzgjedhjes.

Komisioni i Posaçëm i ngritur pranë SPAK do të kalojë më pas në fazën e intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve, për të përzgjedhur kandidatët që kalojnë në fazën tjetër.

Ndër emrat më të njohur që kanë shprehur interes për drejtimin e BKH-së janë ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri është hapur pas përfundimit të mandatit të drejtoreshës së parë të BKH-së, Aida Hajnaj, më 31 gusht 2024. Sipas ligjit, drejtuesi i Byrosë emërohet për një mandat pesëvjeçar.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë hetimore e dalë nga drejtësia e re, e ndërtuar mbi modelin e FBI-së amerikane, dhe ka për mision mbështetjen e SPAK në hetimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe grupeve kriminale.

13 kandidatët në garë janë:

  1. Andi Pogaçe
  2. Artur Beu
  3. Astrit Halilaj
  4. Elton Kërluku
  5. Gentian Ndoi
  6. Gentjan Shehaj
  7. Gledis Nano
  8. Haki Çako
  9. Joni Keta
  10. Maoricio Sheldija
  11. Marinela Pilinçi
  12. Miklovan Kanani
  13. Nevrus Ndregjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›