E Diel, 1 Nëntor 2026

SPANJË – Arrin në 64 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor

MADRID, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Të paktën 64 persona humbën jetën sot në përplasjen e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, sipas një bilanci të ri të njoftuar nga presidenti i rajonit Castile-La Mancha, Emiliano García-Page.

“Është shumë e madhe…” u tha ai gazetarëve.

Një bilanci i mëparshëm nga autoritetet rajonale raportoi 39 vdekje në aksidentin hekurudhor.

Vagonët e një treni, të operuar nga kompania private hekurudhore ”Iryo”, dolën nga shinat pasi u përplasën me një tren të kompanisë shtetërore ”Renfe”, pranë Urdas, në provincën e Toledos.

Sipas raportimeve në media, të dy trenat po udhëtonin drejt jugut, në drejtim të Andaluzisë.

Agjencia e rrjetit hekurudhor, ADIF, njoftoi se qarkullimi hekurudhor midis Madridit dhe Andaluzisë është ndërprerë në të dyja drejtimet.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga ky aksident i rëndë”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›