E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPANJË – Policia sekuestron 873 kg kokainë në resortin Marbella

MADRID, 7 mars /ATSH-DPA/- Policia spanjolle tha sot se ka sekuestruar 873 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar pesë persona në resortin luksoz bregdetar të Marbella, në goditjen e fundit të kontrabandës ndërkombëtare të drogës në vend.

Policia tha se shpërbëu me sukses një bandë ndërkombëtare me lidhje me mafian holandeze-marokene “Mocro Maffia” në vendpushimin në rajonin Costa del Sol të Spanjës.

Banda dyshohet se kontrabandonte sasi të mëdha kokaine në anije me kontejnerë nga Ekuadori në Spanjë nëpërmjet portit të Algeciras në Andaluzi.

“Arrestimet u kryen në parkingun e një qendre tregtare, ndërsa të dyshuarit po transferonin drogën në një furgon”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se ata kishin konfiskuar edhe para, telefona celularë dhe automjete luksoze.

“Urdhërarrestet ndërkombëtare janë lëshuar për tre anëtarë të tjerë të dyshuar të grupit”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në një tjetër operacion të mërkurën, policia arrestoi Michael M, një anëtar i bandës së motoçikletave “Hells Angels”, në Madrid, i cili kërkohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasje dhe trafik droge.

Michael M, 36 vjeç nga Zelanda e Re u arrestua në një dalje të autostradës pas një feste të “Hells Angels”, tha policia. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›