E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KROACI – Një sulm me thikë shkakton vdekjen e një nxënësi

ZAGREB, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një sulm me një objekt të mprehtë në një shkollë në kryeqytetin kroat, Zagreb ka shkaktuar vdekjen e një nxënësi, deklaroi ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç.

”Tre fëmijë të tjerë dhe një mësues u plagosën në sulm dhe u dërguan në spital”, theksoi Bozhinoviç.

Mediat lokale kishin raportuar më parë për gjithsej shtatë të plagosur në një sulm me thikë.

”Një i dyshuar 19-vjeçar është arrestuar dhe thuhet se po ashtu është në spital”, sipas Bozhinoviçit.

”Burri dihet se vuante nga çrregullime mendore dhe u plagos me thikë pas sulmit. Fillimisht ishte e paqartë nëse sulmi ndodhi në një klasë apo në një korridor të shkollës”, shtoi ai.

Hetimet e policisë janë ende në vazhdim.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç shprehu “tmerrin” e tij për “tragjedinë”./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›