E Hënë, 2 Nëntor 2026

STRASBURG – Moldavia akuzon Rusinë për kryerjen e një “lufte hibride” përpara zgjedhjeve

STRASBURG, 9 shtator /ATSH-DPA/- Presidentja moldave, Maia Sandu paralajmëroi sot se demokracia e vendit të saj po përballet me një “garë me kohën” – në atë që ajo e quajti përpjekje të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji, sipas AP.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian, në Strasburg, Sandu tha se votimi i 28 shtatorit për të zgjedhur një legjislaturë të re me 101 vende do të ishte zgjedhja “më e rëndësishme” në historinë e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Sandu tha se Moska po kryen një “luftë hibride” të përhapur kundër Moldavisë – përmes dezinformimit, blerjes së votave, financimit të paligjshëm të partive dhe një mori taktikash të tjera – për të minuar votimin e ardhshëm dhe penguar rrugën e Moldavisë drejt anëtarësimit në BE.

Sandu tha se rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë nëse Moldavia do të bëhet një demokraci e qëndrueshme apo nëse destabilizimi i supozuar rus do ta largojë Moldavinë nga Evropa.

“Sot përballemi me një luftë hibride të pakufizuar në një shkallë të paparë para pushtimit të plotë të Ukrainës”, shtoi ajo.

Moska e ka mohuar vazhdimisht ndërhyrjen në zgjedhjet e Moldavisë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›