E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli sulm kundër lidershipit të Hamasit në Katar

TEL AVIV,  9 shtator  /ATSH/- Izraeli ka kryer një sulm kundër lidershipit të Hamasit në Doha, tha një burim izraelit pas një shpërthimi që u dëgjua në kryeqytetin e Katarit, sipas CNN.

Burimi nuk bëri të ditur se kush ishte objektivi i sulmit, por udhëheqësit e Hamasit kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si bazë jashtë Gazës për vite me radhë.

Pak kohë pas shpërthimit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) lëshuan një deklaratë ku thanë se kishin goditur “udhëheqësinë e lartë” të Hamasit me “një sulm të saktë” në një operacion të përbashkët me agjencinë e sigurisë Shin Bet.

Deklarata nuk specifikoi vendin ku u krye operacioni, por sugjeroi se ishte jashtë Gazës. “Për vite me radhë, këta anëtarë të udhëheqësisë së Hamasit kanë udhëhequr operacionet e organizatës terroriste, janë përgjegjës direkt për masakrën brutale të 7 tetorit dhe kanë orkestruar dhe menaxhuar luftën kundër Shtetit të Izraelit.”

Një zyrtar i lartë i Hamasit konfirmoi se negociatorët e grupit janë sulmuar në Doha. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›