STUDIM/ Momenti i jetës kur jemi më të lumtur se kurrë
Lumturia nuk ka moshë,të paktën kështu thuhet. Gjithsesi ekzistojnë periudha të jetës,ku njerëzit janë më të lumtur me periudha të tjera duke shijuar në maksimum çdo moment të saj. Ndërkaq,janë të shumta studimet që tregojnë se nëse ecet me idenë se lumturia ekziston në rini,kjo është e gabuar pasi mund të jemi të lumtur edhe në moshën 70-vjeçare dhe më tepër. Mosha 50-vjeçare karakterizohet nga pakënaqësia dhe ëndërrat e parealizuara kurrë,ndëra në të 60-at është kapërcyer kjo pjesë dhe jetohet momenti.
Sipas një studimi të realizuar nga “Friends Reunited” tregohet se nga 70% e të pyeturve e cilësojnë moshën 33-vjeçare si kulmin e lumturisë duke treguar që para kësaj moshe nuk kanë qënë kurrë të lumtur.
Studimi,tregon se mosha 33-vjeçare është perfekte sepse nuk ekziston më padjallëzia e fëmijërisë apo çmenduria dhe entuziazmi i 20-vjeçarëve. Për meshkujt lumturia llogaritet në moshën 37-vjeçare kur kanë një karrierë të solidalizuar dhe mardhënie të konsiliduar ndërpersonale. Sipas,Philip Hodson,i British Association for Counselling and Psychotherapy,në moshën 37-vjeçare njerëzit janë plotësisht të rritur,të zhvilluar dhe kanë fituar një respekt dhe kanë realizuar një sërë gjërash në jetë.
Ndërkaq,për femrat piku i lumturisë është mosha 28-vjeçare pasi mardhëniet seksuale shkojnë mirë,trupi është në formë dhe besimi në vete është më i madh,thekson “NOA”. P.K