E Shtunë, 31 Tetor 2026

SUPLEMENT/ Dilema historike e shkencës, a ekzistojnë UFO-t?

 Historia e disqeve fluturuese, rastet nga antikiteti deri në 2012

Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e rrathëve të zjarrit të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër. Prandaj quhen Unidentified Flying Object, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO. Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonistë aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime. Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë. Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar. Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948. Në vitin 1954 rregullorja e Air Force i konsideronte shfaqje të tilla si kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara. Cilat janë vendet ku UfO-t janë shfaqur më shumë, periudhat kur vizitorët e panjohur kanë zbritur në Tokë, pamjet vizive të regjistruara dhe rastet që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Në numrin e sotëm të suplementit Weekend do të lexoni fakte interesante për misterin më të madh të të gjitha kohërave.

———————————–

Cilët ishin dëshmitarët dhe vendet e pamjeve të çuditshme

Rastet e para të raportimit të UFO-ve në histori

Para se termat pjata fluturuese dhe UFO të shpikeshin, ka pasur një numër të madh raportimesh për fenomene të çuditshme dhe të paidentifikuara. Këto raportime datojnë që nga mesi i shekullit të 19-të dhe deri në fillim të shekullit të 20-të. Ato përfshijnë:
* Në qershor të vitit 1868, hetuesit e këtij fenomeni përkufizojnë pamjen e parë moderne të dokumentuar dhe ajo ka ndodhur në qytetin Copiago, Kil.
* Në 25 janar të vitit 1878, Denison Daily News shkroi se një fermer nga vendi, John Martin, kishte raportuar se kishte parë një objekt fluturues të madh, të errët dhe rrethor, që i ngjante një tullumbaceje fluturuese me një shpejtësi të mahnitshme. Ai e krahasoi masën e saj kur i qëndroi mbi kokë me atë të një pjate filxhani të madhe.
* Raportime të anijeve kozmike të mistershme janë shfaqur në vitet 1887 dhe vitet 1896-97, dhe një tjetër valë ngjarjesh të tilla kanë ndodhur në vitet 1909-12 në New England, Evropë dhe në Zelandën e Re.
* Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të USS Supply, 300 milje në perëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit. Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është ngjitur mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.
* Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga Greenwich Royal Observatory dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Raporte të ndryshme për ngjarje të UFO-ve janë shkruar në revistën Nature dhe në gazeta të tjera shkencore. Maunder tek The Observatory raportoi një vizitor të çuditshëm qiellor, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916). Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë. Ai lëvizte me vendosmëri në qiellin e veriut, në më pak se 2 minuta nga lindja drejt perëndimit. Maunder tha se ishte shumë i ndryshëm në karakteristika nga një top meteori apo çdo auroral tjetër që kishte parë. Megjithatë, Maunder (dhe disa astronomë të tjerë) mendonin se me siguri kishte lidhje me stuhinë magnetike të njollave diellore që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Maunder i quajti ato rrezja mëngjesore.
* Incidenti i quajtur Fatima apo Mrekullia e diellit, ka pasur dëshmitarë me dhjetëra mijëra njerëz në Fatima, Portugali, më 13 tetor të vitit 1917.
* Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.
* Në teatrot ajrore evropiane dhe japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, Luftëtarët-Fu (topa me forma të shndritshme që ndiqnin anijet hapësinore), janë raportuar nga pilotë të Aleatëve dhe Boshtit.
* Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornias. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perëndimor.
* Në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur breshëria ruse, dhe më vonë si raketa fantazmë, për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2. Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar. Më shumë se 200 të tilla janë gjurmuar në radar dhe mendohet se janë objekte reale fizike nga ushtria suedeze. Një fraksion i rëndësishëm i pjesës së mbetur mendohet se ka qenë një fenomen i keqidentifikuar natyror, si për shembull meteorë.

Përkufizimi
Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, UFO quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve. Në kulturën popullore, termi UFO shpesh përdoret për tiu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene. Termi pjatës fluturuese përdoret po kaq shpesh. Por raporte UFO-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra mijëra raportimesh UFO-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën. Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e UFO-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e UFO-ve. Sapo një UFO identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një UFO dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.

Historia
Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë. Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomik në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syr

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›