E Diel, 1 Nëntor 2026

SUPLEMENT/50 diplomatët më të shquar shqiptarë

Nga Faik Konica, Eqrem Vlora, Behar Shtylla, Luan Rama dhe Leontiev Çuçi

faik_konicaCilët janë diplomatët më të njohur të shtetit shqiptar që nga viti 1912 e deri më sot. Karriera dhe jetëshkrimi i tyre. Detyrat më të rëndësishme dhe momentet më të veçanta të punës së tyre. Sekretarët, konsujt e ministrat Fuqiplotë të kohës së Pavarësisë, të Zogut e ambasadorët e regjimit komunist, si dhe ata pas viteve 90. Diplomatët që bënë emër në historinë e Shërbimit Diplomatik Shqiptar. Që nga Faik Konica, Fuad Asllani, Ruaf Fico, Eqerem Libohova, Eqrem Vlora, Behar Shtylla, e deri tek Zef Mazi, Agim Nesho, Roland Bimo e Luan Rama. Gazeta Tirana Observer boton sot në suplementin Weekend 50 diplomatët më të shquar. Ndërkohë gazeta pret dhe sugjerime nga lexuesit për diplomatë të tjerë.

Faik Konica

Faik Konica është një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe ndër diplomatët më të shquar shqiptarë. “Njeriu i letrave” u emërua Ministër Fuqiplotë në SHBA nga Mbreti Zog në fillim të vitit 1926 dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 1939, kur filloi Lufta e Parë Botërore dhe Shqipëria u pushtua nga italianët. Ai ishte dekani i trupit diplomatik në Amerikë, një titull honorifik, meritë e njërit prej shqiptarëve më të shquar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Konica lindi në Korçë në vitin 1875 dhe arsimin fillor e kreu në Shkodër. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Letrave në Dizhon të Francës në vitin 1895. Pas vitit 1909 shkoi në SHBA dhe në vitin 1921 u zgjodh President i Federatës Panshqiptare Vatra, shoqatën më me ndikim të diasporës shqiptare. Konica shërbeu si përfaqësues i denjë i Shqipërisë në SHBA për gati 13 vjet. Si një përfaqësues i një vendi të vogël, pakkush nga diplomatët i ka bërë vetes një vend kaq të rëndësishëm…, shkruante për Konicën gazeta amerikane Ëashington Merry-Go-Round, më 12 prill të vitit 1939.

 Eqerem bej Vlora

Diplomati i karrierës dhe historiani i njohur shqiptar, Eqerem Vlora, studioi në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Në vitin 1904 filloi punën në Ministrinë e Jashtme Osmane si sekretar legjislativ deri sa arriti shkallën e këshilltarit të ambasadës. Me shpalljen e pavarësisë, u dekretua si Sekretar Shteti pranë MPJ. Në shkurt të vitit 1914 qeveria e dërgon Vlorën si këshilltar tek Princ Vidi për ta përgatitur për situatën dhe kushtet e Shqipërisë së asaj kohe. Në vitin 1927 u fut në shërbimin diplomatik shqiptar dhe u dekretua i ngarkuar me punë në Legatën tonë në Londër me titullin e Ministrit Rezident. Nga Londra u kthye në Shqipëri në dispozicion të MPJ, ndërsa disa muaj më pas caktohet Ministër Rezident në Athinë. Në maj të vitit 1933 emërohet drejtor politik i MPJ-së e më pas Sekretar i Përgjithshëm. Zgjidhet deputet e në korrik të 1944 caktohet Ministër i Punëve të Jashtme, detyrë të cilën e kreu për 40 ditë. Pas luftës Vlora migroi në Itali e më pas në Vjenë ku edhe vdiq, më 30 prill të vitit 1964.

 

Eqerem Libohova

Lindi në Libohovë në vitin 1881 dhe mbaroi studimet e larta pranë Akademisë Ushtarake të Kavalerisë në Bruksel. Pasi kreu një sërë funksionesh të larta në ushtrinë turke, e më pas në atë shqiptare, angazhohet nga qeveria e Turhan Pashës si përfaqësues i Shqipërisë në Romë. Shkarkohet nga qeveria e mëparshme, në kulmin e acarimeve italo-shqiptare për Luftën e Vlorës, duke u konsideruar si filoitalian. Përsëri rikthehet në Romë me qeverinë e Xhaferr Ypit. Shërben atje me shkëputje të herëpashershme për rreth 10 vite. Mbas majit të vitit 1933 caktohet Ministër Fuqiplotë në Paris. Më pas, në 36-n, dekretohet Ministër i Punëve të Jashtme. Në ditët e fundit të marsit 1939, bashkë me Zef Serreqin, u dërgua për marrëveshje me italianët. Që të dy të dërguarit mbetën në Itali duke mos e zbatuar detyrën që u kishte ngarkuar Mbreti. Ndërkohë në 43-shin, Libohova u bë kryeministri i Shqipërisë, megjithëse për pak kohë. Në Itali kaloi vitet e fundit të jetës së tij, derisa vdiq në vitin 1948.

 

Dhimitër Popa

Diplomat i karrierës dhe shtetar shqiptar lindi në Durrës në vitin 1890. Studioi Jurisprudencë pranë Universitetit të Napolit e më pas Fakultetin Juridik në Athinë. Me krijimin e Legatës tonë në Athinë, Dhimitër Popa u dekretua Sekretar I i asaj legate e shpeshherë kreu edhe detyrën e të ngarkuarit me punë. Ai shërbeu në Athinë deri në vitin 1925 e më pas u kthye në Ministrinë e Punëve të Jashtme si funksionar i rëndësishëm. Pati funksionin e Drejtorit të Seksionit Politik dhe më pas të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme. Në mars të vitit 1932 u dekretua si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Sofje, ku shërbeu deri në fund të vitit 1933. U kthye në atdhe dhe qëndroi në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga marsi 1937 deri në pushtimin e vendit shërbeu si sekretar i Oborrit Mbretëror me trajtimin financiar e Ministrit Fuqiplotë të Klasit të Parë. Qeveria italiane e dekoroi Popën me medaljen e Kordonit të Madh të Kurorës Italiane. Dhimitër Popa së bashku me Petraq Pepon kanë qenë pjesëtarë të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris që kryesohej nga Enver Hoxha në vitin 1946. Ai punoi në MPJ deri në shkurtin e vitit 1951.

 

Dhimitër Berati

Diplomati i rangut të lartë lindi në Korçë në vitin 1886. Kreu Fakultetin e Shkencave Politike e Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Në vitin 1920 filloi punë në Ministrinë e Jashtme si sekretar për punët politike e komerciale. Më pas dekretohet si sekretar i Dërgatës shqiptare pranë Konferencës së Ambasadorëve në Paris. Ai zëvendësoi edhe Mithat Frashërin në prill të vitit 1922, gjatë mungesave të zgjatura të tij. Më pas ai caktohet komisar i shtetit shqiptar në Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve. Berati u kthye në MPJ, në vitin 1923 ku u dekretua si drejtor politik i ministrisë deri në vitin 1924, kur u dekretua në Bullgari me titullin e Kryekonsullit. Në fund të dhjetorit të këtij viti, zëvendëson Xhemil Dinon si i ngarkuar me punë në Paris, duke qenë i akredituar edhe në Londër. Pushohet nga puna dhe në deri në 27-n jeton në Rumani. Kthehet në MPJ dhe në mars të 29-s caktohet përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Pas disa detyrave në kabinete qeveritare, dekretohet si Ministër Fuqiplotë në Romë. Edhe pas shkrirjes së MPJ-së, ai mbeti si ministër Fuqiplotë pranë MPJ italiane. Në 44-n largohet familjarisht në migracion politik në Itali. Vdes në shtator të vitit 1970.

 

 Rauf Fico

Personalitet i rëndësishëm shtetëror dhe parlamentar, Fauf Fico u fut në shërbimin diplomatik shqiptar në vitin 1926 kur u dekretua Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë për Turqinë dhe Bullgarinë me rezidencë në Ankara. Ai i përket asaj plejade intelektualësh që erdhën nga administrata turke për të kontribuar për atdheun e tyre. Në vitin 1928 dekretohet Ministër Fuqiplotë në Beograd, ku kishte nën varësi edhe Ankaranë. Fico ishte një poliglot. Ai dinte 8 gjuhë të huaja. Në vitin 1929 u emërua Ministër i Punëve të Jashtme, post që e mbajti deri në vitin 1930.

 

 Fuad Asllani

Lindi në Bejrut në vitin 1897, në një familje funksionarësh të lartë të Perandorisë Osmane. Përfundoi studimet në Austri me doktoraturë Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 1929 fillon karrierën diplomatike si drejtor administrativ e konsullor në Ministrinë e Jashtme, e më pas caktohet i ngarkuar me punë provizorisht në Sofje. Në maj të vitit 1933 emërohet i ngarkuar me punë pranë Legatës shqiptare në Londër e disa muaj më pas, Ministër Fuqiplotë. Caktohet delegat permanent në Lidhjen e Kombeve. U shqua për luftën diplomatike kundër kulisave greko-serbe ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e shkoll

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›