Koha ka ndryshuar përgjegjësitë për njeriun në nevojë
Nga Gëzim Tushi
Padyshim, përtej retorikave politike apo supersociale të ditës, si qytetarë jemi të bindur se jetojmë në një realitet në të cilin është fare evidente prania e njerëzve në nevojë. Kjo e vërtetë sociale me substrat të fortë ekonomik është një ndjesi qytetare pa të cilin nuk mund të kuptohet esenca e vërtetë e realitetit tonë social, i cili jo vetëm duhet njohur dhe pranuar, por dhe duhen vlerësuar seriozisht. Sepse ka të bëjë me një pjesë jot ë vogël të qytetarëve tanë të cilët kanë nevoja të ndryshme dhe që duhen ndihmuar që të të gjejnë rrugën e duhur dhe bashkë me forcat e tyre dhe mbështetjen sociale të shtetit dhe shoqërisë të mund të dalin nga situatat e përkohshme dhe vështirësitë personale.
Është fjala për njerëzit që trajtohen nga skemat e ndihmës ekonomike dhe mbështetjes sociale, që janë në situatë varfërie dhe papunësie të përkohshme, me aftësi të kufizuara, të moshuar, viktima të dhunës në familje, etj. Jo në të gjitha rastet vlerësimi i situatës së njeriut në nevojë, sidomos nga shoqëria është adekuat dhe në përputhje me të drejtën e tyre për mbështetje financiare dhe përkrahjen e duhur sociale. Një pjesë e situatave që përjetojnë dhe e problematikave që kanë njerëzit, grupet e margjinalizuara që kemi në mënyrë evidente në shoqërinë tonë, qëndrimi social dhe vlerësimi që u bëhet në shumë raste këtyre, tregon se ky qëndrim është i lidhur me shumë arsye me natyrë sociale, personale dhe financiare. Por sipas mendimit tim edhe me konceptimet e deformuara të konceptit të përkrahjes sociale, me përshkrimet e gabuara që bëjmë në shumë raste për ta, pozitën dhe statusin e tyre social, për rolin shoqëror dhe vendin e tyre në strukturat sociale dhe hierarkinë qytetare që kanë në shoqërinë tonë.
Sepse duke parë interpretimet e sforcuara politike, të cilat në kohë fushatash elektorale largohen nga të vërtetat dhe mundësitë sociale të shtetit dhe shoqërisë, por dhe sensibilitet pa cak human të medisa dhe mënyrat emocionale të pasqyrimit të fenomeneve sociale që ka shoqëria jonë, nuk është e tepërt të thuhet se nganjëherë ndeshemi me paradokse që burojnë nga përshkrimi njerëzve në nevojë dhe hierarkisë së tyre në grupet margjinale, duke përdorur paradigma të gabuara vlerësuese dhe pse jo në jo pak raste fenomenet bëhen përshkruese, pezhorative dhe me ngjyra dhe nuance të forta fataliste. Gjykimet e gabuara, më sakt paragjykimet për situatën e tyre provizore, mund të nisen nga ideja se përmes sensibilitetit mediatik mund të rriten përmasat e angazhimit dhe ndihmës sociale ndaj tyre. Kjo është e vërtetë deri në një masë të caktuar, sepse sipas mendimit tim, ndikimet aprofesionale dhe kundërproduktive të pelerinës sociale të zgjeruar të medias dhe shoqërisë civile, në shumë raste bëhen pengesë për të ndihmuar njerëzit në nevojë në përpjekjet e tyre personale për të gjetur rrugën e vërtetë dhe të mundshme për të siguruar integrimin e tyre social.
Unë besoj se më e pakta nga pikëpamja sociale, por dhe në interpretim sociologjik kjo tendencë e ekzagjeruar për përgjegjësitë e të tjerëve (shtetit dhe shoqërisë), ka vlerë kur interpretohet në mënyrë të ekuilibruar dhe sipas parimeve të vërteta të mundësive të shtetit social dhe aftësisë së tij në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë, që kufizon dukshëm dorën sociale të shtetit. Kjo është arsyeja pse duhet konsideruar karakterizim i gabuar çdo shikim nga jashtë dhe në thelb i semplifikuar i problemeve, identitetit dhe gjetjes së mundësive të individëve që janë të margjinalizuar. Shikimi i statusit të tyre social nuk duhet bërë as në mënyrë të diferencuar apo të diskriminuar.
Kjo sipas meje, është shkaku dhe burimi i madh i paragjykimeve sociale që ndeshën për ta në shoqërinë tonë. Në këto kushte ekuacioni i situatës së identitetit të njeriut në nevojë, sigurimi i mënyrave të duhura që ata të gjejnë veten, është beteja me e madhe sociale dhe individuale e njeriut, në betejën për tu bërë qytetar i lirë me performancë publike. Sepse, me sa duket në kohën tonë nuk ka rrugë të lehta për të dalë nga varfëria dhe për të mposhtur margjinalitetin. Në betejën e vështirë të jetës ne duhet ti mësojmë njerëzit jo me iluzione por me të vërtetën universal sipas të cilës në kohën e sotme është e rëndësishme që njeriu në nevojë të luftojë të gjejë veten. Sepse, e përkthyer në terma konkretë, Të gjesh veten, do të thotë, para së gjithash, të zotërosh një fushë veprimiTë zotërosh, veç të tjerash do të thotë të hysh në marrëdhënie, do të thotë të mos e pranosh vetminë tënde, pasivitetin tënd. (Emmanuel Mounier, Personalizmi, f 70)
Kjo është arsyeja pse gjithnjë kam menduar se lufta kundër margjinalizimit dhe denigrimit social të njerëzve me identitet të veçantë, apo që janë në situatë margjinalizimi, është e lidhur së pari me aftësitë e tyre. Por asnjëherë nuk kam mohuar anën tjetër të medaljes dhe të përgjegjësisë së të tjerëve, që duhet sintetizuar më mirë në aleancën e pjesës së shëndoshë të shoqërisë, së pari për të kundërshtuar perceptimin e tyre social, si njerëz që pozita kalimtare dhe statusi social i margjinalizuar është kuintesencë e identitetit të tyre të përhershëm. Në këtë kontekst, më duket se është bërë shumë serioz fakti që perceptimi i njeriut në nevojë nga të tjerët, po bëhet pengesë serioze për integrimin social të tyre. Sidomos kur ky perceptim social disfatist bashkohet me apatinë dhe pesimizmin individual, që kthehet në pengesë që njeriu me mungesa të caktuara të luftojë me energji personale, që brenda vetes të gjejë forca dhe të zbulojë elemente të reja të panjohura të identitetit personal, që janë kushti i parë që ai të mund të ndryshojë jo vetëm pozitën individuale të denigruar, por të ndryshojë edhe mënyrat e perceptimit social të këtij identiteti nga shoqëria.
Sociologët janë të mendimit se pohimi i identitetit dhe përkatësive qytetare, pavarësisht nga statusi provizor, është kushti më i rëndësishëm për të rezistuar sulmeve jetës dhe fatit personal dhe për tu përballuar me dinjitet dhe forcë me efektet negative të denigrimeve sociale. Sepse me sa duket është serioze që Në origjinë të këtij degradimi gjendet jo vetëm një paraqitje e pasaktë e individit, por njëkohësisht iluzioni i një identiteti të vetëm të imponuar nga të tjerët ndaj personit të poshtëruar. (Amartya Sen, Identiteti dhe dhuna, f. 23).
Ne si shoqëri kemi detyrë të zgjerojmë konceptet tona me të cilat këqyrim dhe vlerësojmë identitetin e njerzve në nevojë, si kusht për të shmangur pozicionin social denigrues ata qytetarë që kanë probleme sociale kalimtare. Këtë duhet ta bëjmë së pari me ndikimin ndaj njeriut në nevojë që të sigurojë orientimin e vetes, si mënyrë thelbësore në përcaktimin e formatit të kërkuar të identitetit të tyre social. Njeriu në jetë nuk është qenie e ngurtë identitare, që ka vetëm një identitet të vetëm. Ca më pak nuk është normale që ai që bëhet pengesë dhe favorizuese e qëndrimeve denigruese ndaj personalitetit të tij.
Njeriu në çfarëdo pozite kalimtare që të jetë, cilado qoftë performanca e përkohshme e identitetit dhe pozitës sociale të tij, duhet të gjejë forca për të bërë zgjedhjen e arsyeshme të vlerave të tjera që ka brenda identitetit të vet. Ky është kusht bazal, mënyra fondamentale për të shmangur perceptimin e deformuar social të ndihmës së tjetrit apo shoqërisë. Kjo është rruga për të ndihmuar qytetarin në nevojë për të gjetur forca që të shfaqë identitetin e ndryshuar dhe të kërkuar nga shoqëria. Rezistenca ndaj pozitës së pafavorshme të identitetit individual në një moment të caktuar, qoftë si fakt i vërtetë apo paragjykim social, nuk është argument që njeriu të lëshojë të tërë identitetin personal dhe integritetin e shumëfishtë social përpara sfidave të varfërisë, margjinalizimit dhe as të pajtohet me denigrimin që vjen nga perce