E Diel, 1 Nëntor 2026

SUPLEMENT/Bosat më të mëdhenj të historisë së Cosa Nostra-s në Itali dhe SHBA

foto kryesorNë suplementin Weekend të gazetës Tirana Observer do të lexoni sërish një special mbi mafian italo-amerikane. Cilët ishin bosët e saj më të mëdhenj në Itali, por edhe në Shtetet e Bashkuara. Nga Toto Rina, Joseph Bonanno, Luciano deri tek Al Kapone. Por si lindi Cosa Nostra në SHBA nga emigrantët siçilianë. Në suplement do të mësoni se përse mafia zgjodhi SHBA-në, si erdhën në pushtet ata bosat me origjinë siciliane, vrasjet dhe tradhtitë e tyre. Ndjekja me FBI-në, dhe a folna ndonjëhërë mafiozët me forcat e ligjit? Si u bë i famshëm Al Kapone dhe pse Cambino dhe Luciano ishin më të spikaturit. Sa e fuqishme është sot Cosa Nostra dhe cili është statusi i saj në ditët e sotme? Këto e shumë detaje të tjera interesante në suplementin Weekend të gazetës Tirana Observer.

****************
Nga Pietro Alieri, te Bernardo Provenzano e Salvatore lo Picolo

Bosat më të mëdhenj të Cosa Nostra-s në Itali dhe SHBA

Në vitet 90-të kronikat televizive ishin pushtuar nga bëmat e Cosa Nostra-s, vrasje dhe atentate të bujshme, që drejtoheshin nga kapot e mafias italiane dhe amerikane. Shkëlqimi i këtyre bosëve të krimit ishte pikërisht në ato vite dhe më pas gjithçka erdhi duke u zbehur. Hetimet e prokurorëve u thelluan dhe shkuan në arrestimet e anëtarëve të vegjël të kësaj organizate të frikshme, por e shkuan edhe më tej, me arrrestimet e bosëve të mëdhenj. Hetimet e Xhovani Falkones, Paolo Borselinos apo edhe njerëzve të tjerë të drejtësisë kryeqëzuan mjaft kapo të Cosa Nostra-s që gjithmonë cilësoheshin si të fundit. Por në fakt fundi i këtij rrjeti mafioz nuk ka ardhur as sot e kësaj dite. Edhe pse në kronika të ndryshme thuhet u arrestua i fundit, gjithmonë është një treshëgimtar që do vazhdojë të mbajë të hapur rrjetin e Cosa Nostra-s.
Arrestimet
Edhe pse janë arrestuar dhjetëra anëtarë të mafias si në Itali ashtu edhe në SHBA, edhe pse shumë prej tyre janë kthyer në të penduar të drejtësisë dhe kanë treguar gjithçka, kanë nxjerrë emra, fakte, kanë dhënë dëshmi mjaft të çmuara për drejtësinë, përsëri duket se kësaj organizate të frikshme nuk i vjen asnjëherë fundi. Shefat historikë të Cosa Nostra-s siçiliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano, por edhe shumë të tjerë, që janë arrestuar, apo ekzekutuar. Vrasjet mes anëtarëve të mafias kanë qenë në rastet më të shumta mes Cosa Nostra-s italiane dhe asaj amerikane, apo siç quhej ndryshe Triumvirat. Kjo organizatë u krijua në vitet 70-të dhe 80-të, nga Badalamenti Gaetano së bashku me Stefano Bontadën dhe Mikele Grekon kishin krijuar të ashtuquajturën Triumvirat të Cosa Nostra-s.
Atentatet
Përveç kësaj ata që tentuan të hidhnin pak dritë, apo të kryqëzonin Cosa Nostra-n patën një fund tragjik. Mafia organizoi vrasjet më të bujshme, kundër atyre që tentuan të fusin hundët në punët e bosëve të mëdhenj. Vrasje të bujshme u cilësuan ekzekutimi i Xhovani Falkone-s, Paolo Borselino-s, Roko Kiniçi-t, Pio la Torre-s, Salvo Lima-s, Karlo Alberto Dala Kieza-s, etj. Dikush apo shumë kush, nuk dëshironte që dy prokurorët Falkone dhe Borselino të ecnin më tej në punën e tyre, sepse ata kishin filluar të ecnin në tokë të ndaluar, sepse ata kishin filluar të preknin interesa deri atëherë të paprekshme, sepse shikonin se ata nuk ndiheshin vetëm. Më parë rrëzohet Falkone, më 23 maj 1992 dhe pas tij, në kuadrin e 56 ditëve, më 19 korrik 1992, do të vinte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve të skortës Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina. Për eksekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino. Ndërsa personi që ka shtypur telekomandën për vrasjen e Falkones është Xhovani Bruska, i cili është arrestuar dhe është krthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

**************
Bosët e Cosa Nostra-s në Itali

Toto Riina
Salvatore Riina fillon të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të korleonezëve, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit l974. Pushteti i Don Totos, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA, ku në pak vite bosi korleonez ia arrin të lidhë aleanca me disa nga familjet më të pushtetshme të Cosa Nostra-s amerikane. Riina cilësohet si bosi i të gjithë bosave të mafias, ose edhe si mafiozi më i madh i historisë.

PIETRO ALIERI
Anëtar i Komisionit Rajonal dhe atij Provincial. Është arrestuar më 6 qershor të vitit 1997. Ai është njohur si dorë e fortë në Cosa Nostra me nofkën gentelman dhe është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm. Nga 39 të pandehur vetëm Pietro Alieri ka qëndruar në sallë për të dëgjuar vendimin nga gjyqtari Carmelo Zuçaro, se ishte dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Capacit.

BADALAMENTI GAETANO
Ish-anëtar i Komisionit të Cosa Nostra-s siçiliane, por që jetonte në Amerikë. Tano është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm. Në vitet 70-të dhe 80-të, së bashku me Stefano Bontadën dhe Mikele Grekon kishin krijuar të ashtuquajturën Triumvirat të Cosa Nostra-s. Badalementi u arrestua në nëntor të vitit 1984 dhe vuajti dënimin në SHBA derisa vdiq, në vitin 2002, në moshën 79-vjeçare. Ai nuk ka pranuar asnjëherë të flasë për lidhjet e Cosa Nostra-s me politikën apo institucionet.

LEOLUKA BAGARELA
Është cilësuar si bosi korleonez i Cosa Nostra-s. Bagarela është kunati i Toto Riinas (burri i motrës). Ai është arrestuar më 24 qershor të vitit 1995, pasi ishte shpallur prej katër vitesh në kërkim. Ka qenë dalluar për egërsinë dhe rolin parësor në ekzekutime. Me urdhër të Riina-s vret gruan e tij për shkak se vëllai i saj ishte penduar. Leoluka është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm.

SALVATORE BIONDINO
Biondino është cilësuar si krahu i djathtë dhe njeriu më i besuar i Toto Riinas. Ai u arrestua bashkë me shefin e vet Riina më 15 janar të vitit 1993. Biondino së bashku me Toton janë shpallur fajtorë nga gjykata e Palermos për vrasjen e prokurorit Paulo Borselino dhe 5 agjentëve të policisë më 19 korrik 1992, përveç vrasjeve të tjera. Për këtë të fundit familja e tyre është detyruar të paguajë 3 milionë e 360 mijë euro si dëmshpërblim për familjen Borselino.

STEFANO BONTADE
Bondate është cilësuar si një ndër shefat e Cosa Nostra-s së Amerikës. Ai është njohur si kundërshtar i korleonezëve dhe i Toto Riinës. Stefano Bondate ka qenë anëtar i Triumviratit të Cosa Nostra-s në vitet 70-80-të. Nga shumë të penduar dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, ai është konsideruar si ndjekës i vijës së mafies klasike, larg drogës dhe vrasjeve. Me urdhër të Riinës ai ekzekutohet më 23 prill të vitit 1981, kur ishte në moshën 42 vjeç.

XHOVANI BRUSKA
Bruska ka qenë shef qarku dhe anëtar i Cosa Nostra-s siçiliane. Ai është njeriu që shtypi telekomandën që shpërtheu eksplozivin në vrasjen e prokurorit Xhovani Falkone. Por vrasjet e kryera nga ai arrijnë afërsisht shifrën 200. Aktualisht ai është i arrestuar por duke qenë se është kthyer në të penduar të drejtësisë italiane, Bruska ende nuk e ka marrë dënimin nga gjykata.

ANTONIO XHUFRE
Xhufre lindi me 21 korrik të vitit 1945 dhe ishte një mafioz siçilian nga Caçmo në një provincë të Palermos. Ai ishte pjesëmarrës në një rrjet mafioz tepër të rrezikshëm si ai i Cosa Nostra-s dhe u arrestua në prill të vitit 2002. Xhufre është një specialist agrokulture. Antanii futet në ato grupe mafioze të drejtuara nga Salvatore

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›