E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare në listën e shkurtër të çmimit britanik The Independent

isGazeta londineze The Independent, botoi dje listën e shkurtër, prej 6 shkrimtarësh, që janë në garë për marrjen e çmimit The Independent Foreign Fiction Prize 2013. Në këtë listë bie në sy emri i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, që me romanin Darka e gabuar (në anglisht The Fall of the Stone City, nga shqipja e John Hodgson) ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe shtypit britanik. The Independent Foreign Prize, është i vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe. Nga lista e gjatë prej 16 shkrimtarë dhe 13 gjuhë, kjo listë është shkurtuar në 6 autorë dhe 4 gjuhë: (Darka e gabuar) e Ismail Kadare, Dublinesque e Enrique Vila-Matas (Spanjë), The Detour e Gerrband Bakker (Danimarkë), Traveller of the Century e Andrés Neuman (Spanjë),  Bundu e Chris Barnard (Afrikë), dhe Trieste e Dasa Drndic (Kroaci). Bien në sy skualifikimi nga kjo garë e nobelistit Orhan Pamuk, me librin e tij Silent house. Shkrimtarja Elif Shafak, një nga anëtarët e jurisë së këtij viti, tha se lista e shkurtër e gjashtë titujve, reflekton një larmi magjepsëse stilesh, zhanresh dhe gjuhësh nga e gjithë bota.Ndërsa Antonia Byatt, drejtore e  Arts Council England tha, Ky shortlist i fortë nxjerr në pah pasurinë dhe larminë e letërsisë nga i gjithë globi, të cilën lexuesit këtu mund ta shijojnë dhe eksplorojnë falë aftësive të pabesueshme të përkthyesve Fituesi i këtij çmimi do të  nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në 20 maj 2013. Vlera e tij është  £10.000 dhe ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›