E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa borxhe u ka qeveria bizneseve?

Share

Opozita ka ngritur zërin në Kuvend (Malaj, Kodheli, etj) për të nënvizuar faktin, që borxhi publik është më i madh se sa deklarohet, pasi në shifrat zyrtare nuk janë futur në llogari, mes të tjerash, edhe borxhet që qeveria u ka bizneseve të ndryshme që kanë bërë punë publike me paratë e tyre në këmbim të premtimit të qeverisë se ato para do tu jepen shumë shpejt. Nuk dihet se sa është shuma e këtij borxhi ndaj bizneseve; madje, shumëkush mund të ketë dyshuar në këtë pretendim të opozitës; por dje ky fakt doli në shesh gjatë një bisede që Berisha pati me drejtues të kompanisë Aktor, të cilët e kanë pritur në  tunelin e Krrabës, ku kish vajtur për të përuruar ndërtimin e kilometrit të parë (kushedi sa herë do ta përurojë, ky rob zoti, këtë tunel deri sa të përfundojë i tëri).

Berisha ka mbetut ligsht kur ka dëgjuar presidentin e kompanisë greke, Dimitris Koutras, ti thotë: Me që jeni ju dhe bankierët këtu, ne vijuam me punimet sipas afateve që kemi ju premtuam. Por, e gjithë kjo punë tani është bërë pa u paguar dhe pa marrë asnjë lek. E bëmë sepse ju kishim premtuar. Kushedi sa sipërmarrës do donin të bënin të njëjtën bisedë me kryeministrin shqiptar. Por nuk munden. Ose nuk ua mban.

Respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›