Sekuestrohen 74 kg kanabis sativa, në pranga 4 persona
Policia greke ka bërë të mundur sot sekuestrimin e 74 kg kanabis sativa në Athinë si dhe arrestimin e poseduesve të saj.
Sekuestrimi u bë në rrugën e Korinthit, ndërsa mësohet se katër persona janë prangosur, midis tyre dhe një shqiptar.
Mbi të ndaluarit rëndon akuza për trafikim lëndësh narkotike, ndërsa mësohen të tjera detaje se droga e sekuestruar vinte nga Shqipëria me destinacion Greqinë. Bashkë me drogën janë sekuestruar dhe 16 mijë euro.