Sa mandate synon opozita në Tiranë? Kandidati i PD përgjigjet në Quo Vadis

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borkaj në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se sa mandate synon opozita në kryeqytet, kandidati i PD, Besart Xhaferri tha se synon 18 mandate.
Sa i përket pretendimeve të socialistëve të cilët synojnë 21 mandate, Xhaferri tha kjo është e pamundur.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Besart sa kërkoni në kryeqytet?
Xhaferri: 18 mandate.
Borakaj: Po PS i arrin 21?
Xhaferri: E pamundur.
Borakaj: Po emrat e fortë të PS?
Xhaferri: Kush janë këta.
Borakaj: Po ka emra, Xhafaj, Braçe.
Xhaferri: Xhafaj e ka peshën elektorale në burg. Të tjerët më duken emra normal.