E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi ha shokun e tij të pijes pasi i mbaron mezja

Share

Vladivostok

Një rus ka vrarë personin me të cilin po pinte për shkak se mbaruan mezet dhe më pas e hëngri atë bashkë me miq. Ata po bënin një festë me vodka. 35 vjeçari ka pranuar para policisë se ka vrarë shokun e tij 41 vjeçar. Ai tha se mori prej trupit të tij copa mishi që i skuqi dhe i hëngri. Ditën tjetër kanibali i çoi mbeturinat e trupit në një treg për ti shitur duke thënë se janë mish derri.

Një vendas nga rajoni i Vladivostokut tha se e bleu mishin, por kur po e gatuante, ai kishte një erë të çuditshme. Megjithatë ai e hëngri mishin dhe iu duk me shije të çuditshme. Pas kësaj e çoi ishin tek ekspertët, që i thanë se ishte mish njeriu.

Na mbaruan mezet që po shoqëronin vodkën, tha ai para policisë. Në frigorifer policia i gjeti edhe një kokë njeriu.

Ndërkohë në një rast tjetër policia ka arrestuar në Rusi një kanibal që hante mëlçitë e viktimave. Ai është Aleksandër Bychkov, 24 vjeç, nga Penza. Policia i ka gjetur gjashtë viktima të varrosura. Të dy rastet kanë tronditur Rusinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›