Prostitutat marrin vendim: Nuk bëjmë seks me bankierët
Prostitutat e klasit të lartë në Spanjë kanë vendosur të refuzojnë seksin me bankierët e vendit derisa ata të ofrojnë më shumë mundësi kreditimi për familjet dhe firmat në vështirësi financiare.
Prostitutat e nivelit të lartë thanë se greva e tyre do të vazhdojë derisa bankierët të plotësojnë përgjegjësitë që kanë ndaj shoqërisë dhe të ofrojnë më shumë kredi për spanjollët në vështirësi.
Por mësohet se bankierët po tentojnë të fshehin identitetin e tyre duke u paraqitur si arkitektë apo inxhinierë përpara prostitutave.
Por prostitutat thonë se ata nuk ua hedhin dot për shkak se ka shumë vite që këto zanate nuk e përballojnë dot tarifën 300 euro në orë.
Motoja e prostitutave për këtë grevë është: Ne jemi të vetmet që kemi aftësinë për të bërë presion mbi këtë sektor.
Një prostitutë mësohet se ka thënë se bankierët nuk do rezistojnë shumë.