Saadane befasohet nga Anglia e dobët

Selektori i Algjerisë, Rabah Saadane ka pranuar se ishte i befasuar nga paraqitja e dobët e Anglisë në barazimin 0-0 në Cape Town.
Algjeria e meritoi pikën e fituar, të parën pas katër ndeshjeve të tyre në Kampionatin botëror, pasi Anglia dështoi të shfaqë lojën e tyre të zakonshme.
“Kam menduar se do të luajnë më mirë. Nuk e di se çka ndodhi dhe i takon trajnerit të tyre të nxjerrë përfundimet e duhura”, tha 64-vjeçari Saadane.
“Ata nuk ishin në formën më të mirë. Ne luajtëm me pasime të shkurta. Anglia nuk e kishte ditën e saj”, shtoi ai.
Algjeria nuk shkëlqeu në ndeshjen e parë kundër Sllovenisë, ku u mposhtën 1-0. Mirëpo, ata u përballën me lehtësi kundër Anglisë dhe me pikën e fituar mbajnë gjallë shpresat e kalimit në rrethin e dytë.
“Kam thënë se do të përmirësohemi me kalimin e kohës dhe kjo ndodhi, andaj është shumë e rëndësishme. Kemi edhe një ndeshje në grup dhe ende kemi mundësi të kualifikohemi. Duhet të shfrytëzojmë potencialin tonë për të kaluar në rrethin e dytë”, përfundoi ai.