E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi përkrah Capellon

John Terry ka përjashtuar spekulimet rreth pakënaqësive në kampin e Anglisë në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut.

Ish-kapiteni i Anglisë u është përgjigjur njoftimeve rreth problemeve mes trajnerit Capello dhe futbollistëve të tij.

“Kam dëgjuar sugjerime të tilla, por nuk ka probleme në kampin e Anglisë. Ne do të ulemi për të biseduar me trajnerin. Unë jam këtu në emrin e gjithë futbollistëve për t’i thënë se jemi me të. Të gjithë janë pozitivë”, tha Terry.

Më herët gjatë ditës së diel, edhe zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Anglisë, Adrian Bevingston ka mohuar të ketë përçarje mes Capellos dhe ekipit.

Anglia është nën presion pas dy barazimeve dëshpëruese kundër SHBA-së dhe Algjerisë në dy ndeshjet e para të grupit C.

Ekipi i Capellos duhet të mposhtë Slloveninë në Porth Elizabeth, të mërkurën, për të siguruar kalimin në fazën e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›