E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saakashvili në spital

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, është hospitalizuar, pas një aksidenti me biçikletë në Antalia të Turqisë.

Zyra e Presidencës në Tbilisi ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur të dielën.

Mjekët kanë diagnostikuar thyerje të trefishtë të një kocke.

Takimet e tij, të planifikuara për të hënën, janë shtyrë për shkak të aksidentit.

Saakashvili ka arritur në Turqi të shtunën për një qëndrim treditësh./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›