Morati: Dua pikë në BarcelonëPresidenti i Interit, Masimo Morati: Kam parë javët e fundit shumë përmbysje në minutën e fundit, kështu që shpresoja edhe në Kiev

Rrjetet sociale:
Presidenti i Interit, Masimo Morati, u tregua euforik pas fitores së madhe të Interit në fushën e Dinamos së Kievit, rezultat që i jep shanse të mëdha kualifikimi zikaltërve në Ligën e Kampioneve. “Erdhi një fitore e bukur pas një paraqitjeje ndezëse. Ishte ndeshja e grupit, por edhe e Murinjos. Kthesa? Nuk e di, pas ndeshjes me Barcelonën, kam parë në javët e fundit shumë përmbysje në minutat e fundit, kështu që shpresoja edhe në Kiev. Dy ndeshjet e fundit? Duhet të tregohemi të kujdesshëm edhe me Rubin Kazanin, i pashë kundër Barcelonës dhe janë me të vërtetë një skuadër e bukur. Ne do të shkojmë edhe në “Kamp Nou” për të luajtur mirë dhe dëshirojmë të bëjmë pikë dhe atje”. Inter kryeson grupin F me 6 pikë, Rubin Kazan e Barcelona kanë nga 5 pikë dhe Dinamo e Kievit, e fundit me 4 pikë.
Numri i klikimeve - 4969
E Enjte, 05 Nentor 2009