Sadetin Sharkiqi, identitet i ri ne Suedi?!
Perreth 4 ore transmetimi direkt, ne valet e televizionit "Klan", emisioni i vetem investigativ ne kerkim te personave te humbur nder vite, erdhi edhe kete te premte, me hulumtimet me te fundit. Kerkimet e kryera pergjate gjithe kesaj jave, nga stafi i gazetareve te "Njerez te Humbur" u percollen direkt per te gjithe teleshikuesit shqiptare jo vetem brenda Shqiperise, por edhe me gjere deri ne diaspore. Fakte te reja erdhen per historine e Enver Music dhe po ashtu nje deshmi e rendesishme nga Suedia e cila na tregonte per nje person te ngjashem me Sadetin Sharkiqin. Por, familjes se madhe te te humburve ne emision i jane shtuar edhe persona te tjere, te cilet u prezantuan ne emisionin e se premtes mbrema. Ne nje pjese te tij, nje vemendje e madhe ju kushtua kerkimeve ndaj dy kusherinjve nga Korca, Jetnor Metja dhe Valmir Metja te humbur ne te njejten date. Kerkimet dhe verifikimet per gjetjen e te gjithe personave te humbur, historite e te cileve u anoncuan nga gazetaret, u bene ne kohe reale dhe shume fakte te reja u publikuan direkt nga studio e emisionit.
Rikthehen ne Evrope, kerkimet per Sadetin Sharkiqin
Dyshimet e pazbardhura nga kampi i Beogradit, vazhdojne ende te shqyrtohen per historine e Sadetin Sharkiqit i humbur ne vitin 1990. Deshmi te rendesishme kane ardhur nga persona qe kane qendruar me te ne kampin e Beogradit dhe po ashtu nga persona te cilet mendojne se e kane pare ate edhe vitet e fundit. Deri tani kerkimet per te jane perqendruar ne kontinentin amerikan, por kesaj here u anoncua nje deshmi qe erdhi nga Suedia. Ne redaksine e emisionit mberriti nje fotografi nga nje person i cili pretendonte se ishte Sadetin Sharkiqi. Deshmia tregonte rrugetimin e njejte te mberritjes ne Beograd si dhe te dhena te tjera qe korrespondonin me Sadetin Sharkiqin. Fakti me i rendesishem qendronte se te dy personat kishin nje tatuazh ne krah, ku kishin te shenuar daten e ushtrise, por personi i ngjashem me Sadetinin mbante mbiemrin Gjakova. Verifikimet jane bere brenda oreve te transmetimit dhe ato tregojne se personi ne fjale me Sadetin Sharkiqin mund te jete nje person tjeter. Megjithate ende nuk eshte dhene nje konstatim perfundimtar qe te tregoje te verteten e ketij personi qe mendohet se mund te jete Sadetin Sharkiqi.
Gjurmet e para ne Krete, per dy kusherinjte nga Korca.
Historia e dy te rinjve te cilet kishin humbur ne vitin 1990, u prezantua per te gjithe teleshikuesit. Jetnor dhe Valmir Metja nga qyteti I Kroces, u nisen per ne drejtim te Greqise nga mali i Gramozit. Nderkohe, sapo kishin kaluar kufirin mesohet se ata kane qendruar ne Kostur per disa dite dhe me tej nuk dihet me asgje rreth fatit te tyre. Informacionet e mberritura ne studio vijne po nga Greqia dhe mesohet se te pakten deri ne vitin 1992 te dy kusherinjte jane pare ne Athine. Nje fakt tjeter i rendesishem i pohuar nga te aferm te familjes Metja, eshte se Valmiri ishte pare ne burgun e Alikarnasose ne Krete. Sipas verifikimeve te bera ne rruge zyrtare, nuk rezultonte asnje person i regjistruar me kete emer ne kete burg. Megjithate nuk perjashtohet mundesia se Valmiri mund te ndodhet ne kete burg, por i regjistruar me nje tjeter emer. Gjate diteve ne vazhdim do te merret nje pergjigje perfundimtare, rreth vendndodhjes se mundshme te Valmirit ne burgun e Alikarnasose, pasi shume persona te cilet kishin akses te kontrollonin ne keto burgje telefonuan dhe shprehen gatishmerine per te bere verifikimet e mundshme.
Ne Kroce, prane gjetjes se nenes se Lindita Mucos
Nje histori tjeter nga rubrika e "Ironise se fatit", u trajtua pergjate transmetimit te emisionit. Lindita Muco, nga qyteti I Kroces, prej lindjes se saj ne 1 shkurt te vitit 1965, nuk ka mesuar asnjehere se cila eshte nena e saj biologjike. E braktisur ne shtepine e femijes ne Korce, ajo gjeti perkujdesjen e nje doktori te quajtur Mitri Tasho, i cili morri persiper qe Lindita te mos rritej e vetme dhe ne kete menyre, Lindita Muco u biresua nga Asan dhe Feride Ymeri. Sot, ne mungese te prinderve te saj qe nuk jetojne me,ajo kerkon te mesoje dhe te njohe edhe nenen e saj biologjike. Te vetmet fakte qe behen te ditura per te jane datelindja e saj dhe emri "Albana", te cilat jane gjetur te shenuara ne nje leter, diten kur Lindita eshte gjetur ne oborrin e befotrofit te Korrces. Kerkimet e gazetareve jane kryer ne kete institucion dhe po ashtu ne maternitetin e Kroces dhe duket se ato te dhena te gjetura per Linditen, kane qene te sakta dhe kerkimet per te jane ne rruge te mbare.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com