E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton SH.N.D.NJ si vëzhgues vendorë për 23 Qershor

TIRANË-Vëzhgues vendorë për zgjedhjet e 23 Qershorit do të jetë dhe Shoqëria Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (Sh.N.D.Nj)”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e datës 4 maj shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
Projektvendimin, “Për miratimin e kërkesës së shoqërisë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (SH.N.D.NJ)”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”. Shoqëria SH.N.D.NJ e cila është një seksion i IGFM Frankfurt, Gjermani ka marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve të mëparshme në Shqipëri, ato të vitit 2009 dhe 2011.

Shoqëria Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ka akredituar pranë KQZ-së 520 vëzhgues afatgjatë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›