E Martë, 3 Nëntor 2026

Sahatçija i Shkodrës, prej 54 vitesh ushtron zanatin e orëndreqësit

E quajnë Besnik Sahatçija, dhe si për rastësi mbiemri i tij përkon edhe me zanatin që ushtron prej një jete, atë të orëndreqësit. Punon çdo ditë pa u ndalur njëjtë si tik-taket e orës.

E ka nisur këtë zanat qëkurse ishte fëmijë, asokohe 12 vjeç për të mos iu ndarë më sot e kësaj dite.

Është e vjetër tradita e familjes Sahatçija në këtë zanat dhe Besniku i përket brezit të gjashtë që vazhdon ta ruajë atë me fanatizëm duke qenë stërnip i orëndreqësit Nuh Sahatçija, i njohur për historinë e kthimit të orës pas më shumë se 20 vitesh oficerit gjerman.

Përcjelljen e këtij zanati tek i biri, Besniku e ka ndjerë gjithmonë si një detyrim moral ndonëse e pranon se interesi për ta ushtruar nuk është në nivelin e dëshiruar.

Ndjen keqardhje kur e mendon faktin se ky zanat po shkon drejt zhdukjes.

Ky zanat ka vështirësinë e vet por në fund të ditës veç lodhjes ndjen edhe kënaqësinë shpirtërore që i fal puna, të cilën e ushtron plot pasion.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›