Turizmi në Lushnjë/ Të huajt të interesuar për kulturën dhe monumentet historike të qytetit

Turistëve të shumtë vendas e të huaj që kanë vizituar këtë vit Shqipërinë s’u ka shpëtuar Lushnja. Ata janë të interesuar për historinë dhe kulturën e qytetit.
Kështu ka ndodhur me një grup turistësh italianë të cilët kanë parë nga afër shtëpinë ku u mblodh Kongresi i Lushnjës, monumentet e periudhës së komunizmit, por edhe kishat ortodokse të Myzeqesë.
“Kam ardhur për herë të parë, dhe fillimisht kam lexuar historinë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Shqipërinë. Ka ngjashmëri me Italinë“, u shpreh turisti.
“Pak kohë kam që kam ardhur dhe përshtypjet janë të mira. Me Shqipërinë kam kujtime të trishta me anijet, por shoh që është ndryshe, qenka një situatë e favorshme për turizmin“, tha turistja.
Migen Avdullai është një nga shoqëruesit e këtij grupi, i cili tregon vështirësitë që guidat turistike hasin për të tërhequr këto njerëz”, shprehet turistja.
Qyteti i Lushnjës është ndalesa e grupeve turistike që shkojnë drejt Beratit. Interes të veçantë ata i kushtojnë Manastirit të Ardenicës dhe shtëpisë muze të kongresit.
Gazetar: Mario Merhori
/rtsh.al/