E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahati i kalase se Prezes pritet te kthehet nga Austria

Sahati i famshëm i Kalasë së Prezës pritet të rikthehet nga Austria, ku edhe ndodhet prej vitesh, këtë e bën me dije për Abc Neës Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumente të kulturës Arbër Kadia. Gjithashtu Kadia thotë se Kalaja e Prezës vitet e fundit është shndërruar në një ndër pikat më të vizitueshme në Tirane madje kjo kala ka rivalizuar edhe kalatë e mëdha.

Kalaja e Prezës vitet e fundit është shnderruar në një ndër pikat më të vizitueshme në Tiranë. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të kulturës tha se vitin që shkoi kjo kala ka rivalizuar Kalatë e mëdha për shkak të aplikimit të bashkëpunimit mes shtetit dhe privatit. Ky është një shembull pozitiv për rivitalizimin e kalave, iniciativë e marrënga Ministria e Kulturës.
 
Ndërkohë që një lajm pozitiv sipas Kadisë është synimi për të rikthyer sahatin e famshëm të kullës.
Kalaja e Prezes është një ndër 9 kalatë e rëndësishme që ndodhen rreth e qark Tiranës. Kjo kala ndodhet vetëm 15 minuta nga qendra e Tiranës dhe është kthyer në një pikë turistik mjaft të vizitueshme falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore që i është bërë një vit më parë nga Qeveria Shqiptare.

Vizitorët krahas shijimit të Kalasë së Prezës tipike mesjetare kanë mundësinë që të shijojnë edhe një drekë dhe të kalojne disa orë në ambjentet relaksuese që të ofron kjo kala.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›