E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot takimi Berisha-Rama per Presidentin

Kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama takohen mbrëmjen e sotme për të diskutuar mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ky takim vjen pas debateve dhe replikave në distancë mes dy protagonistëve të politikës shqiptare. Me vendimin e konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare, për nisjen e proedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe vendosjen e datës 30 maj për reundin e parë të votimit, nisi edhe e dialogut politik mes partive parlamentare. Kryeministri Berisha zhvilloi takime me të gjithë drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës, si dhe me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtjat e Njeriut Vangjel Dule, në opozitë. Kreu i qeverisë bëri thirrje edhe për dialog me lidershipin e Partisë Socialiste. Por, thirrjes së kryeministrit Berisha, Rama iu përgjigj nga “Twitter”, duke thënë se kryeministri mund të takojë të tjerët për teatrin e tij, jo Partinë Socialiste dhe nëse do negociata me opozitën, duhet rënë paraprakisht për modalitetet. Por, tre ditë më vonë, Rama publikoi një editorial, në të cilin bënte thirrje për rrëzimin e qeverisë. Pavarësisht këtyre qendrimeve, krerët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, Astrit Patozi e Gramoz Ruçi, u takuan në selinë e kryesisë së Kuvendit. Në këtë takim socialistët vendosën si kushte për zgjedhjen e Presidentit, plotësimin e tre reformave të tjera, asaj zgjedhore, pralamanetare dhe ndryshimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit të të gjithë zyrtarëve të lartë. Kushte të cilat lidershipi i Partisë Demokratike i cilësoi si kurthe politike dhe ultimatume të papranueshme. 
Më pas, mazhoranca propozoi konsensualisht si kandidat për President të Republikës, zotin Xhezair Zaganjori, personalitet i jurisprudencës dhe ish-diplomat, i papërfshirë në asnjë subjekt politik. Kandidaturë e cila nuk u pranua nga opozita, e cila më parë kishte vënë si kusht kryesor faktin që kandidati për president nuk duhet të vinte nga radhët e Partisë Demokratike. 
Më datë 30 maj, u konsumua pa kandidatura zyrtare raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Gjatë asaj seance, kryeministri Berisha la të hapur mundësinë e negociata me opozitën dhe një takim të mundshëm me kryesocialistin Rama. Menjëherë pas kësaj seance dhe deklaratave të kreut të qeverisë, takimi Rama-Berisha u përfol si i mundshëm. Këtë takim, e ka vlerësuar si të nevojshëm edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili konsideroi se do t’i jepte shtysë procesit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Ditën e premte, kandidati konsensual i mazhorancës zhvilloi në selinë rozë, një takim me kryesocilistin Edi Rama, në të cilin i bëri të ditur arsyet e kandidatimit të tij për kryetar shteti. Gjatë takimit, kryesocialisti Rama është shprehur se nuk do ta mbështetet në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proces negociatash dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria. Një ditë më pas, Kryeministri Berisha deklaroi se është i gatshëm të ulet me kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, por duke mos pranuar kushte dhe pazare në tavolinë, në kërkim të një procesi që do të sjellë rezultat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›