Euro 2012 Janukovich kerkon me shume siguri
Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç kërkoi më shumë fokusim tek siguria në vend në prag të kampionatit europian të futbollit, pas lajmit se policia ka arrestuar 4 persona, të dyshuar se janë përgjegjës për serinë e shpërthimeve që më 27 prill tronditën qytetin Dnipropetrovsk, duke plagosur rreth 30 persona.
“Një sfidë që i është hapur tërë vendit”, i quajti presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich shpërthimet, që ndodhën në qytetin e lindjes së ish-kryeministres Yulia Tymoshenko.
“Në prag të euro 2012 do t’ju bëja thirrje të përqendroheshit tek garantimi i sigurisë së pjesëmarrëse në kampionat por dhe vizitorëve. Dhe në këto ditë angazhimi duhet të jetë më i madh”, tha Janukoviç.
Të katër shpërthimet ndodhën përgjatë rrugës “Carl Marx”, në afërsi të stacionit hekurudhor dhe bombat duket se ishin fshehur brenda qeseve të mbeturinave.
Prokuroret i kanë cilësuar shpërthimet me prapavijë terroriste.
Takimi i presidentit me prokuroet dhe kreret e sigurise si dhe ministrin e brendshem u transmetua live. Prokurori i përgjithshëm, Viktor Pshonka tha se 4 njerëz u arrestuan pas hetimeve mbi ngjarjen.
Ai tha se këta 4 perosna ishin përpjekur duke përdorur krimin, t’i bënin shantazh zyrtyareve të zbatimit të ligjit të paguanin 4.5 milionë dollarë.
Ukraina pret 800 mijë deri në 1 milionë vizitorë të huaj përgjatë turneut të futbollit.